LAJMI I FUNDIT:

​Varane nuk largohet nga Real Madrid

​Varane nuk largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi francez i Realit të Madridit, Raphael Varane nuk ndërmend të lëvizi nga “Santiago Bernabeu”.
Në një intervistë për “L’Equipe”, ai ka hedhur poshtë spekulimet lidhur me një largim të mundshëm nga dhjetë herë Kampionët e Evropës.

“Janë bërë tashmë pesë vite që luaj për Real Madridin dhe kurrë nuk më ka humbur dëshira dhe vullneti. Në futboll nuk mund të bësh plane afatgjate, por unë jam i lumtur në Madrid”.

“Dua të rritem më shumë si lojtar. Kuptohet se dua të luaj gjithmonë, por për këtë vendos trajneri Zidane”, ka thënë Varane.

Për francezin interesim kishin shprehur skuadrat angleze si Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United, por duket se këto skuadra duhet të ndërrojnë objektivat e tyre për mbrojtjen. /Telegrafi/