Kombinati metalurgjik“Trepça” do të shndërrohet në pronë të qeverisë së Republikës se Kosovës, dukë përfshirë këtu të gjitha asetet e tij, qoftë në pjesën veriore të Kosovës, por edhe asetet që gjenden jashtë territorit të Kosovës.
Këtë mendim kanë udhëheqës të këtij kombinati dhe përfaqësues të sindikatës së punëtorëve të tij. Ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e një Komisioni për Hartimin e Projekt -Ligjit për Trepçën.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se komisionit i është dhënë detyrë që në afatin optimal t’ia paraqes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik projekt-ligjin, dhe që deri në mesin e këtij viti, ai të procedohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ahmet Tmava, drejtor i përgjithshëm i Trepçës, njëherësh anëtar i Komisionit, tha se vendimi i qeverisë është edhe një hap tjetër drejt definimit të statusit të këtij kombinati.
Kombinati metalurgjik Trepça, gjendet në komunën e Mitrovicës; sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.
Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte tjera.
Ky kompleks metalurgjik është nën një moratorium, të vendosur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit është administrator i tij.
Sipas një vendimi të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, afati i fundit për dorëzimin e planit të organizimit të Trepçës është 1 nëntori i këtij viti.
Deri para kësaj date, Qeveria e Kosovës duhet të miratojë Ligjin për Trepçën, në mënyrë që ta shpëtojë nga likuidimi këtë ndërmarrje.
Tmava tregon se menaxhmenti i këtij kompleksi ka përgatitur një studim për të, dokument ky që, sipas tij, do të shërbejë si bazë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të kësaj ndërmarrjeje. “Jam optimist se status i Trepçës do të definohet dhe do të jetë status zhvillimor. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë vendim dhe presim që të definohet statusi si status zhvillimor. Do të jetë një ndërmarrje më aksione qind për qind të qeverisë se Kosovës, do të thotë do të jetë aset shtetëror”.
“Esenca e Ligjit për Trepçën është sjellja e një statusi zhvillimor, kurse problemet tjera janë probleme në vazhdimësi. E pastaj do të trajtohet edhe borxhi i pretenduar dhe menaxhimi i asetëve të Trepçës, të cilat ndodhen jashtë territorit të Kosovës”, ka thënë Tmava.
Përfaqësues të sindikatës se punëtorëve të këtij kombinati, njëri nga të cilët do te jenë anëtar i komisionit, thonë se Trepça do të jetë ndërmarrje publike dhe punëtorët nuk do të lejojnë që statusi i këtij kombinati të marrë drejtim tjetër.
Nezir Behrami, kryetar i kësaj sindikate, thotë se në këtë ligj do të përfshihen të gjitha asetet e Trepçës, duke përfshirë edhe ato që gjenden jashtë territorit të Kosovës. Çfarë do vendimi tjetër, thotë ai, do të kundërshtohet nga punëtorët. “Ne mendojmë se të gjitha astetët do të përfshihen, kjo është pasuri e jona. Janë mbi 100 asete që gjenden në territorin e Ish–Jugosllavisë, e mendojmë se do të përfshihen”, ka thënë Behrami.
Edhe anëtarët tjerë të komisionit për hartimin e Ligjit, konsiderojnë se ligji i hartuar do të zgjidhë problemet e tashme dhe ato të kaluara.
Ferat Shala, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, thotë se projekt-ligji do të jetë i gatshëm brenda një afati optimal. “Dhe ne krejt atë që pretendojmë se është më e mira mbi bazën e një ekspertize shkencore dhe profesionale, do ta themi në komision. Dhe Ligji do të jetë produkti i debatit, analizës, produkt i konsensusit juridik, ekonomik, shkencor e pse jo edhe social e mjedisor”, thekson Shala.
Ky kombinat që para viteve të 90-ta ka pasur 25 mijë punëtorë, ndërsa tash numëron vetëm 1400 punëtorë aktivë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Nxitja e imagjinatës tek fëmijët përmes platformës Brainhero.ai
Ankandi i parë solar prej 100 MW, nënshkruhet kontrata – investim në vlerë mbi 70 milionë euro
Heb's mbërrin edhe në Shqipëri
Peci shpërndau vaksina nga ajri kundër tërbimit: Është sëmundje vdekjeprurëse që bartet nga kafsha tek njeriu
Kompania lidere në Kosovë shënon 20 vjetorin e themelimit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë