LAJMI I FUNDIT:

Mediat norvegjeze flasin për zgjidhjen e Bersant Celinës

Mediat norvegjeze flasin për zgjidhjen e Bersant Celinës

Norvegjezët tanimë e pranojnë që kanë humbur një lojtarë si Bersant Celina.

Kosova ka shumë talente dhe ndër ta një prej më të njohurve është Bersant Celina. Mesfushori sulmues i Manchester Cityt, ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën para Norvegjisë.

“Ndoshta nuk do tu duket befasi që Celina ka zgjedhur të luajë për Kosovën, por ne e kemi derën ende të hapur”, nis shkrimi për talentin kosovar, i cili ka lindur në shtetin norvegjez.


Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku i është bashkuar shkrimit të mediat norvegjeze duke konfirmuar edhe zyrtarisht se Celina do të veshë fanellën kosovare, transmeton Telegrafi.

“Dua të bëj të qartë se Celina më parë ka thënë se do të luajë vetëm për Kosovën dhe se ajo është e ardhmja e tij. Unë e përsëris se nuk duan të komentojnë rreth kësaj teme, por lajmi i fundit më bën të reagojnë për të mbrojtur lojtarin nga ky presion”, ka thënë Bunjaku.

“Nuk ka kthim prapa tani. Përgjigja është përfundimtar”, tha babai i futbollistit, Eduar Celina, i cili më tutje shtoi “Kam qenë krenar që Bersantin ka mundur të luajë për Norvegjinë. Por ata nuk e deshën. Ne jemi duke bërë plane me Kosovën”, tha babai i futbollistit të Cityt.

Ai hodhi poshtë zërat se është larguar pasi ka kërkuar më shumë minutash të pamerituar.

“Unë nuk do të komentojë asgjë, por mund të them se nuk kam kërkuar minutazh më tepër te Norvegjia. Thjesht, iu kërkova mundësinë që e meritoj”, ka thënë Celina.

Ai ka mohuar se mund të kthehet sërish te norvegjezët “S’kam koment. Unë luaj për Kosovën dhe jam i lumtur”.

Kosova e ka bërë të qartë se lojtari i Manchester City do të jetë një nga lojtarët e tyre më të rëndësishme në vitet e ardhshme.

Ndërsa në fund, mesfushori prizrenas ka konfirmuar negociatat për kontratën e re me Citizens. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori