LAJMI I FUNDIT:

Google, Facebook dhe WhatsApp do t’i kodojnë mesazhet!

Google, Facebook dhe WhatsApp do t’i kodojnë mesazhet!

Apple dhe FBI janë në mes të një rasti gjyqësor në lidhje me kodimin e mesazheve, ndërsa dje gjatë ditës është mësuar se edhe aplikacioni i mesazheve WhatsApp mund të jetë subjekt i një çështje të ngjashme në të ardhmen.

Tani një sipas një raporti të fundit, një numër i kompanive të internetit e kanë ndërmend ta rrisin kodimin e mesazheve për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të tyre, dhe emrat e këtyre kompanive përfshijnë emrat e mëdhenj sikurse Facebook, Google dhe WhatsApp.

Lajmi vjen në një raport të publikuar nga The Guardian të cilët kanë thënë se gjigantët e teknologjisë kanë për qëllim ta rrisin kodimin në prag të rastit të fundit të gjykatës mes Apple dhe FBI. Të gjitha këto kompani e kanë mbështetur Apple në këtë rast.


Kompani të tjera teknologjike janë në kërkim të përmirësimit të kodimit për shërbimet e tyre për të mbrojtur të dhënat e tyre dhe përdoruesit.