LAJMI I FUNDIT:

​LDK e Podujevës thotë se deputët e bënë të duhurën

​LDK e Podujevës thotë se deputët e bënë të duhurën

Dega e LDK-së në Podujevë, në takim me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të saj, u ka dhënë mbështetje të plotë deputetëve të LDK-së, të cilët përmbushën obligimet të cilat dalin nga marrëveshja me partnerin e koalicionit. Njëkohësisht është vlerësuar se Dega e LDK-së në Podujevë është më unike së kurrë më parë.

“Në takimin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë, të cilin e kryesoi kryetari Agim Veliu, e ku morën pjesë kryetarët e nëndegëve, kryesia e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor, u shqyrtua situata politike dhe roli të cilin duhet ta ketë LDK, si udhëheqëse e ekzekutivit. karshi zhvillimeve politike në vend. Dega e LDK-së në Podujevë edhe njëherë i ka dhnë mbështetje të plotë të deputëve të saj, të cilët edhe përkundër presioneve të natyrave të ndryshme vendosën që vendin mos ta kaplojë anarkia dhe të mos shkohet në zgjedhje, të cilat nuk do të prodhonin zgjidhje. Prandaj, deputetët e LDK-së vendosën ta përmbushin një marrëveshje me partnerin e koalicionit. e cila është në interes të shtetit të Kosovës”, thuhet në kumtesë.


Tutje, thuhet se strukturat e LDK-së në Llap, edhe me këtë rast përcollën një mesazh të qartë të gjithë atyre që, duke iu referuar zhvillimeve të fundit po fërkojnë duart për ta dobësuar LDK-në, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, se kjo degë është më unike se kurrë dhe është e vendosur të ec në hapin e fitoreve, ashtu siç ka bërë që nga paslufta.

“ Po ashtu LDK e Podujevës u bënë me dije të gjithë atyre që në proceset e shkuara punuan që kjo degë ta humbë pushtetin në Podujevë, se përpjekjet e tyre janë të kota, sepse do të dështojnë, siç dështuan atëherë. LDK e Podujevës, gjithashtu shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila udhëhiqet nga Kryeministri Isa Mustafa, duke e vlerësuar si Qeveri, e cila ka kthyer sytë kah Llapi, me rritjen e investimeve në secilën fushë të zhvillimit. Kryesia e Degës së LDK-së në Podujevë ftoi udhëheqësit e të gjitha strukturave të saj organizimin e takimeve nëpër nëndegë për komunikim më intensiv me elektoratin, me qëllim që ata të informohen për pr oceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe domosdonë e veprimeve të LDK-së në favor të shtetit, ashtu siç ishte dhe do të jetë fryma e LDK-së që nga themelimi i saj. Në këtë takimin u diskutua edhe për përgatitjet për shënimin e 26 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, që do të shënohet më 19 mars 2016, me një manifestim solemn”, përfundon kumtesa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh

Lajme
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Kalo në kategori