LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ka një mesazh për komandantët

Thaçi ka një mesazh për komandantët

Ish-zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se nuk i kanë bërë përshtypje diskutimet dhe akuzat e ndërsjella të ish–komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se  secili e ka të kaluarën krenare, por se sipas tij, krenari më e madhe është puna për të ardhmen.

“Debatet në rrafshin konceptual janë të dobishme, ndërsa kur kalojnë në personale janë të dëmshme. Nuk kam qenë i fokusuar në këto opinione”, ka theksuar Thaçi.


Ish-zëvendëskryeministri ka folur edhe për mimikën e tij gjatë seancës kur është zgjedhur president.

Sipas tij, arsyeja pse ka kërkuar nga deputetët e partisë së tij, gjatë seancës se zgjedhjes së presidentit, që të përfundojnë diskutimet, ka qenë që të ndërpriten diskutimet personale dhe se arroganca të mos kthehet më arrogancë.

Thaçi po ashtu ka folur për Gjykatën Speciale, duke thënë se është me rëndësi që Kosova sipas tij, i ka kryer të gjitha obligimet karshi këtij procesi.

Sipas tij, Specialen duhet shikuar si avantazh për zbardhjen e së vërtetës për Kosovën, “sepse nuk kemi asgjë për të fshehur”.

“Duhet kuptuar këtë proces realisht, dhe se nuk duhet as të politizohet, as të personalizohet e as të shfrytëzohet për politika ditore. E kemi obligim të gjithë të bashkëpunojmë me këtë gjykatë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/