Opozitarët janë duke i shqyrtuar edhe alternativat e tjera për të kundërshtuar Qeverinë PDK – LDK. AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për largim nga Kuvendi, të enjten pritet të dalin me vendim
Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, po shohin të gjitha alternativat për ta rrëzuar këtë Qeveri dhe për të shkuar në zgjedhje.
Edhe pse thonë se ende kauza e opozitës është tërheqja nga dy marrëveshjet, ato pak e më pak po përmenden nga opozita ndërkohë që po shikohen të gjitha alternativat që çojnë vendin në zgjedhjet e reja, shkruan “Zëri”.
Tanimë, ndonëse e pakonfirmuar nga dy subjektet tjera “Vetëvendosje” dhe “Nisma për Kosovën”, AAK-ja e Ramush Haradinajt ka menduar edhe për mundësinë e largimit të tyre nga Kuvendi. Mirëpo, alternativa e AAK-së nuk është e bashkërenduar me dy partitë tjera opozitare, por si subjekt i vetëm.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se kanë diskutuar edhe një mundësi të tillë, po që ende nuk është vendosur.
“E kemi diskutuar, por vendime ende nuk kemi marrë. Në takimin e së enjtes në mëngjes do të marrim. Është si alternativë, tash të shohim. Kryetari veç e ka dhënë një mesazh dhe me dorëheqjen e kryetarit Haradinaj do të thotë ai është mesazhi si ka shkuar, ne tjerët jemi si të thuash ushtarë pas kryetarit Haradinaj”, ka thënë Haxhiu.
Por, sipas saj, kauza e tyre me të cilën edhe janë bashkuar si opozitë, vazhdon të mbetet e njëjtë, për tërheqje nga marrëveshja për Themelimin e Asociacionit dhe nga ajo e Demarkacionit me Malin e Zi. “Jo, këto kërkesa janë parimore. Pas këtyre kërkesave ka edhe shumë të tjera, por këto janë dy kërkesa që kanë bashkuar edhe opozitën. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City