LAJMI I FUNDIT:

Messi zbulon çelësin e suksesit të MSN-së

Messi zbulon çelësin e suksesit të MSN-së

Lionel Messi ka treguar se nuk ka rivalitet mes Neymarit, Suarezit dhe atij.

Ylli argjentinas beson se ata çelësi i suksesit të MSN-së, është se të tre janë nga një kontinent dhe luajnë një lojë të ngjashme.

“MSN? E vërteta është se kemi një raport të shkëlqyeshëm brenda dhe jashtë fushës”.


“Kuptohemi mirë mes veti dhe të gjithë punojmë për të mirën e skuadrës. E gjitha kjo ndoshta se të tre jemi latinë”

“Mes nesh nuk ka rivalitet”, ka thënë Messi për fund gjatë një interviste për El Grafico. /Telegrafi/