LAJMI I FUNDIT:

Kriza e refugjatëve rritë trafikimin e tyre

Kriza e refugjatëve rritë trafikimin e tyre

Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nisur hetime për një 26 vjeçarë, qytetar i Maqedonisë, për trafigim migrantësh, transmeton Telegrafi.

I dyshuari, më 3 mars ka transportuar 13 migrantë, ndër të cilët edhe dy fëmijë, të cilët i ka marrë në afërsi të kazino ”Princess” në Gjevgjeli.


Nëntë nga migrantët janë kthyer sërish në Greqi, kurse të tjerët janë mbajtur si dëshmitarë, ndërkaq kriza e regugjatëve ka ndikuar në rritjen e trafikimit të migrantëve.

Që nga 1 janari e deri më 7 mars të këtij viti, janë ngritur 30 padi penale për trafikim me migrantë, ku janë zbuluar 210 migrantë, 16 nga të cilët kanë qenë të mitur./Telegrafi/