LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqi, brenda 20 ditëve në Kosovë

Vuçiqi, brenda 20 ditëve në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Marko Gjuriq, ka njoftuar sot se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, do ta vizitojë Kosovën në 20 ditët e ardhshme.

Për transmetuesin publik serb RTS, Gjuriq tha se me këtë rast Vuçiqi, do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve për jetesën e tyre në Kosovë.

Sipas tij, situata në veri është e rëndë, sidomos në Jug.


“Pa ndihmën aktive dhe solidaritetin e të gjithë Serbisë serbënt nuk mund të mbijetojnë”, ka thënë ai.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovën, Gjuriqi, ka hedhur poshtë pretendimet se i janë udhëzime deputetëve serbë të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.