LAJMI I FUNDIT:

Shmangia e ushtrimeve, po aq e dëmshme sa edhe pirja e duhanit

Shmangia e ushtrimeve, po aq e dëmshme sa edhe pirja e duhanit

Nëse keni menduar që është e mjaftueshme të ndalni duhanin për të qëndruar të shëndetshëm, e keni gabim, pohojnë ekspertët.

Mungesa e aktivitetit fizik është po aq e rrezikshme, nëse jo më e rrezikshme se pirja e duhanit, pohojnë hulumtuesit.

Të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës, të paktën dy orë e gjysmë në javë duhet të merren me ndonjë aktivitet fizik për të ruajtur shëndetin e vet.

Kjo nuk do të thotë që atë kohë duhet ta kaloni në palestër, të mjaftueshme do të jenë dy orë e gjysmë ecje, të merreni me kopshtari ose me punë të shtëpisë, shkruan Daily Mail.


Hulumtuesit nga Harvardi vlerësojnë që çdo vit 57 milionë njerëz nëpër gjithë botën vdesin nga ndikimet e dëmshme të nikotinës dhe që ky numër është shumë më i madh se numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës, kanceri i zorrëve dhe gjirit dhe diabeti.

“Nuk na befason që mungesa e aktivitetit fizik shkakton më shumë raste të vdekshmërisë se sa pirja e duhanit, sepse vetëm një e treta e popullatës botërore konsumon duhan, ndërsa dy të tretat janë joaktivë”, ka thënë I-min Lee, autorja kryesore e hulumtimit nga Shkolla e mjekësisë në Harvard.

Ajo shton që mungesa e kohës nuk mund të merret si pretekst për të mos ushtruar, sepse edhe ecja deri në punë konsiderohet si aktiviteti i mirë fizik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Pija perfekte për ta hequr yndyrën dhe për të humbur peshë më shpejt

Të njohim produktet
Kalo në kategori