LAJMI I FUNDIT:

Boriello bëhet me skuadër të re

Boriello bëhet me skuadër të re

Sulmuesi i Carpit, Marco Borriello, e ka konfirmuar për media se do të kalojë të Atalanta.

Sulmuesi 33-vjeçar që me parë ka luajtur me Milanin, Romën dhe Juventusin, ka shënuar katër gola për 12 ndeshje.

Sulmuesi tregoi përmes një komunikate që ka ndërruar skuadër.

“Jam i lumtur t’ju tregoj që kam nënshkruar kontratë të re dhe tashmë jam lojtar i ri i Atalantas”, ka shkruar sulmuesi.


Boriello ka luajtur edhe për Kombëtaren e Italisë. /Telegrafi/