LAJMI I FUNDIT:

Ecuria e punëve në fabrikën e ujit në Shkabaj

Ecuria e punëve në fabrikën e ujit në Shkabaj

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” më 21 nëntor 2014 ka vënë zyrtarisht gurëthemelin e Fazës së III-të të investimeve për Fabrikën e përpunimit të ujit “Shkabaj”.

Faza e III-të përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milion euro, si projekt i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Evropian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFË), Qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Kompania Ujësjellësi Rajonal”Prishtina”.Gjelosh Vataj

Ceremonia u mbajt në nëntor të vitit të kaluar në rrugën Kastriot-Muzakaj (ish-Aeroporti Bujqësor), prej nga do të fillojë stacioni i pompave. Ua sqarojmë edhe njëherë të gjithë qytetarëve se gurëthemeli nuk u vendos aty ku do të ngritët fabrika e ujit, por u vendos te stacioni i pompave , prej nga edhe fillojnë punimet.


Kompania Austriake “STRABAG” ka filluar punët përgatitore dhe sipas planit dinamik janë duke shkuar mjaft mirë dhe me kohë.

Jemi në procedure të piketimit të trasesë , për vendosjen e gypave transportues, që do të thotë se ky markim do të përfundojë brenda javës, traseja ku është bërë shpronësimi i tokave. Deri më tash, nuk kemi kontest me asnjë pronar, që do të thotë se punët pronësore juridike janë kryer me sukses.
Që nga vendosja e gurëthemelit, më 21 nëntor 2014, kanë filluar procedurat teknike të cilat duhet aprovuar nga ana e mbikqyrësve, si aprovimi i materialeve ndërtimore, metodika e kryerjes së punimeve, etj.IMG_0663

Në atë periudhë janë vendosë edhe zyrët e Kompanisë Austriake “STRABAG”, të cilët me një plan mjaft dinamik janë duke i kryer të gjitha procedurat përgatitore, dhe thënë më shkurt, gjithçka që është vendosë në letër përfshirë edhe dizajnin e fabrikës do të vendosen së shpejti në tokën e ndërtimit.
Ndërsa fillimi i ngritjes së fabrikës “SHKABAJ” do të nisë në fund të muajit korrik 2015. Paralelisht me fillimin e punëve për ngritjen e kësaj fabrike, do të bëhet edhe vendosja e gypave transportues, ndërsa stacioni i pompimit fillon më herët sesa muaji korrik 2015.
IMG_0666
Pra, faza e tretë e investimeve ka filluar mbarë, po ecën sipas planit dinamik, dhe ashtu siç kemi premtuar, do të përfundojë në shtator-nëntor 2016, ku si rrjedhojë e gjithë kësaj do të jetë furnizimi me ujë të pijshëm 24 h pandërprerë.

Çdo tentim i devijimit të informatës, jashtë kësaj që u tha nga kushdoqoftë, është shtrembërim i së vërtetës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori