LAJMI I FUNDIT:

Miliona makina tërhiqen nga tregu për shkak të airbagëve

Miliona makina tërhiqen nga tregu për shkak të airbagëve

Fabrika japoneze e airbagëve Takata ka bërë të ditur se mekanizmat në airbagët e 34 milionë makinave, kanë defekte. Për pasojë, Shtetet e Bashkuara duhet të tërheqin nga tregu një numër rekord makinash, të cilat përfshijnë modele nga 11 prodhues.

Airbagët e Takatas janë fajësuar për gjashtë vdekje në komunikacion dhe më shumë se 100 plagosje. “Është koha për hapa përpara për sigurinë publike”, ka thënë sekretari amerikan i transportit, Anthony Fox.

“Departamenti i Transportit do të marrë hapat e nevojshëm për zëvendësimin e airbagëve me defekte me airbagë të sigurt, sa më parë që të jetë e mundur”, ka shtuar ai.


Javën e kaluar, edhe prodhuesit japonezë të makinave, Toyota dhe Nissan, kanë thënë se do të tërheqin 6.5 milionë makina nga tregu për shkak të problemit të njëjtë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori