LAJMI I FUNDIT:

Kosova do ta merr kodin telefonik 383

Kosova do ta merr kodin telefonik 383

Me ftesë të Bashkimit Evropian në Bruksel dje janë zhvilluar bisedimet për zbatimin e marrëveshjes për telekomin, ku fokusi ishte tek dakordimi për çështjet që kanë të bëjnë me planin për veprim ku parashihen obligimet dhe afatet për palët, sipas kësaj marrëveshje.

Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, e cila kryeson me delegacionin e Kosovës, deklaroi se në këtë raund të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së është shënuar përparim në përafrimin e qëndrimeve mes palëve në çështjet që janë të lidhura me planin për veprim.

“Në këtë kuadër ka pasur dakordime për disa çështje të rëndësishme si dhe jemi pajtuar që të përshpejtohet ky proces duke precizuar afatet kohore për obligimet që i ka secila palë nga ky proces. Në këtë kuadër, Kosova do ta merr kodin telefonik ndërkombëtar 383 nga ITU, ndërsa kërkesën në emër të Republikës së Kosovës do ta bëj Austria. Marrja e kodit telefonik për Kosovën ka rëndësi të madhe sepse Kosova do ketë një kod të vetëm siç e ka çdo shtet, për dallim nga situata e tashme kur në përdorim janë disa kode”, ka theksuar ministrja Tahiri.


Sipas saj, ka pajtim që edhe operatorët e dy shteteve të bashkëpunojnë në fushën e roamingut me qëllim të zbritjes së tarifave për qytetarët dhe që Kosova të përfshihet në nismën rajonale për roamingun.

Më tutje ministrja Tahiri, theksoi se pjesë e marrëveshjes është një lejim i përkohshëm për një kompani të re të telefonisë në Kosovë, e cila do ketë fushëveprim të kufizuar. Nuk bëhet fjalë për operator të ri të telefonisë meqë ai merret në Kosovë vetëm përmes procedurave tenderuese ndërkombëtare. Me dakordimin final të këtij plani për zbatim që pritet të përmbyllet në takimin e radhës do të shuhen operatorët ilegal që kanë vepruar në Kosovë në fushën e telekomunikacionit.

Ministrja gjithashtu tha se u pajtuam që gjatë këtij muaji sërish të zhvillohen takime në Bruksel në mënyrë që të precizojmë secilin detaj të planit të zbatimit në lidhje me telekomin, si dhe pas rrumbullakimit të këtij procesi, ky dokument të paraqitet për trajtim dhe aprovim në nivelin e kryeministrave të dy shteteve dhe PL/BE-së Mogherini, që pritet të mbahet së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori