LAJMI I FUNDIT:

Qindra-mijëra euro për paga politike

Qindra-mijëra euro për paga politike

Përveç pagave të rregullta, secili deputet i Kuvendit të Kosovës merr 5 euro për çdo ditë pune. Këto dhe disa të dhëna kanë dalë nga Raporti i buxhetit për tremujorin e parë të vitit 2015 të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit, Administrata e Kuvendit, si dhe stafi mbështetës politik për tremujorin e parë kanë shpenzuar 1 milion e 820 mijë e 338 euro të buxhetit.

Raporti në mes të shpenzimeve dhe buxhetit tremujor (SIMFK) tregon një shpenzim të buxhetit për 70,13%, ndërsa raporti në mes të shpenzimeve dhe buxhetit vjetor tregon një shpenzim prej 20,85 %.


Deputetët e Kuvendit të Kosovës për këtë tremujor kanë shpenzuar për paga dhe mëditje 1,051,498.46. Administrata e Kuvendit ka shpenzuar për paga dhe mëditje 443,108 euro, kurse stafi mbështetës i politikës ka shpenzuar 103.830 euro. /Zëri/Telegrafi/