LAJMI I FUNDIT:

Mustafa merr fjalën, Vuçiq nuk largohet por e dëgjon me vëmendje

Mustafa merr fjalën, Vuçiq nuk largohet por e dëgjon me vëmendje

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sapo ka marrë fjalën në Forumin Ekonomik të Vjenës që po mbahet në Tiranë. Ai mori fjalën menjëherë pas fjalës së homologut serb Aleksander Vuçiq.

Mustafa foli për projektet ekonomike të Kosovës, planet për t’iu bashkuar tregut europian, infrastrukturës dhe për nevojën e përkrahjes nga ana e institucioneve financiare europiane për vendin e tij.

Sipas Albeut, ajo që ra në sy gjatë fjalës së tij, që vazhdon ende, ishte sjellja e Vuçiqit, i cili edhe pse u fol se do të largohej kur ta merrte fjalën kryeministri i Kosovës do të largohej, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. /Telegrafi/