LAJMI I FUNDIT:

Kosova pjesë e fondeve rajonale të IPA-së

Kosova pjesë e fondeve rajonale të IPA-së

Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë, përfaqësues të Këshillit Rajonal për bashkëpunim dhe përfaqësues nga Komisioni Europian, janë mbledhur në Prishtinë, ku për herë të parë Kosova është nikoqire e fondeve rajonale në kuadër të instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), me qëllim të diskutimit për fondet që ndahen nga programi i instrumentit të para anëtarësimit.

Në kuadër të fondeve rajonale të IPA-së, për vitin programues 2016, janë ndarë 390 milionë euro. Protagonistët e këtij takimi vlerësuan se ka vullnet të madh politik për të zgjeruar bashkëpunimin regjional.

Për ministrin e Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, projektet e përbashkëta të vendeve të rajonit janë mundësi e mirë e bashkëpunimit.


Ai tha se ndjehet i lumtur që edhe Kosova po e ka rastin të luajë rolin e saj në këtë aspekt, duke marrë pjesë, madje edhe duke qenë nikoqir i saj, sikurse sot.

“Ne i kushtojmë shumë rëndësi faktin se takimi i IPA-s po mbahet këtu në Kosovë. Kjo kontribuon në interesin tonë të përbashkët për të promovuar marrëdhënie të mira fqinjësore më vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot dhe nesër do të diskutojmë propozimet e IPA-s për vitin 2016; me lejoni të prezantoj skicën për propozimet e IPA-s për vitin 2016. Gjatë këtyre dy ditëve të diskutimeve, do të doja të flisja për disa procese të rëndësishme që po ndodhin: në nivel kombëtar, të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor po punojnë se bashku në respektimin e envelopin kombëtar të IPA-s”, tha Çollaku.

Çollaku tha se institucionet dhe vendet anëtare janë të angazhuara në një proces ë nivelit të lartë të njohur si procesi i Berlinit. Sipas tij, agjenda e lidhjes së vendeve regjionale për procesin e Berlinit është bërë prioritet regjional për investime, kryesisht në infrastrukturë tani për tani.

Ndërsa, Morten Jung udhëheqës i programit, tha se ky proces ka filluar në gusht të vitit 2014 në Berlin duke vazhduar me takimin e ministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit me qëllim të ri-afirmimit për lidhje, marrëdhënie të fqinjësisë, bashkëpunimit rajonal d he integrimit evropian.

“Ne duam te jemi ambicioz për atë se programi duhet të jetë ndihmës për ta mbajtur agjendën lidhëse të shteteve të Ballkanit perëndimorë..Ne do të vazhdojmë me projekte kyçe që do të rrisin rezultatet dhe gjithashtu do ta mbajmë fokusin në tri strategji të mëdha .Në atë të sundimit të ligjit, ekonomi dhe qeverisje të mirë dhe reforma në administratën publike”, tha ai.

Ky takim vazhdon edhe nesër, ku projektet që pritet të financohen nga IPA do të jenë temë e diskutimit. Programi i IP-së, si instrument i asistencës Para Anëtarësimit, është mekanizëm që përfshinë vendet që synojnë integrimin e në Bashkimin Europian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori