LAJMI I FUNDIT:

Bundesbank tejkalon parashikimet

Bundesbank tejkalon parashikimet

Banka Qendrore Gjermane, Bundesbank, ka ngritur parashikimet për fuqinë ekonomike më të madhe në europë për dy vitet në vijim, duke treguar se punëtorët po përfitojnë nga një treg i fuqishëm pune dhe rritjet e mëdha të pagave.

Në projeksionet dy-vjeçare, banka deklaroi se ekonomia pritet të zgjerohet me 1.7 për qind gjatë vitit, krahasuar me vlerësimet e Dhjetorit prej 1.0 për qind. Këto llogaritje janë më pak optimiste se ato të qeverisë, që prisnin për kërkesën e brendshme të nxiste një rritje prej 1.8 për qind këtë vit. Bundesbanka ka ngritur gjithashtu parashikimet për 2016-ën me një rritje prej 1.8 për qind nga 1.6 për qind që planifikohej gjatë Dhjetorit të kaluar.

Banka Qendrore Gjermane shpreson që në 2017 Produkti i Brendshëm Bruto të rritet me 1.5 për qind. Ajo parashikon gjithashtu se indeksi i çmimeve të konsumit do të rritet me 0.5 për qind për vitin 2015, 1.8 për qind në 2016-ën dhe 2.2 për qind në vitin 2017. Sipas Vlerësimeve të muajit Dhjetor, norma e inflacion projektohej në 1.1 për qind në vitin aktual dhe 1.8 për qind në vitin e ardhshëm.


Sipas Presidentit të Bankës Qendrore, Jens Weidmann, faktori kryesor që ndikon në inflacionin e zymtë është rënia e mprehtë në çmimet e naftës së papërpunuar. Ai u shpreh gjithashtu se në një kohë kur tregtia e jashtme po ndikohet nga një rritje e ngadaltë globale, dobësimi i vlerës së euros dhe rigjenerimi i fuqizuar i Eurozonës po sigurojnë mbështetje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori