LAJMI I FUNDIT:

Më mirë mos të ndotësh se sa të pastrosh

Më mirë mos të ndotësh se sa të pastrosh

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit u organizuan shumë aktivitete, kryesisht nga vullnetarët e rinjë, të cilët kishin për qëllim të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për një ambient sa më ta pastër. Mesazhi i kësaj dite ishte “Më mirë mos të ndotësh se sa të pastrosh”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani tha se Kosova ka mjaftë pasusi të bukura natyrore, por duhet të kujdesemi për këto pasuri. Au tha se duhet ta ruajmë ambientin sikur se i ruajmë shtëpitë tona.

“E theksojmë rëndësinë e vetë që mjedisi e ka për cilësinë e jetrave tona, për shëndetin tonë, për reitingun e Kosovës në mesin e familjes evropiane dhe ndërkombëtare, për dëshminë e vlerave qytetëruese të qytetarëve tonë…. Ta ruajmë këtë pasuri, ta përparojmë sepse vetëm në këtë mënyrë do ta tregojmë përgjegjësinë që e kemi ndaj vetës, familjeve tona dhe shoqërisë në përgjithësi”, tha Agani.


Ndërkaq, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sfishta me rastin e ditës ndërkombëtare të mjedisit, tha se do të mundohen në bashkëpunim me institucionet e vendit dhe organizatat e ndryshme që të veprojnë në të mirën e mjedisit dhe të krijojnë një mjedis sa më të pastër.

“Që nga dita e parë, ne jemi zotu se një ndër prioritetet kryesore në Komunën e Prishtinës do të jetë mjedisi, mjedisi në Komunën e Prishtinës nuk është si duhet të jetë, është në gjendje shumë të rëndë për shkak të neglizhencës, për shkak të keqpërdorimeve apo për shkak të veprimeve jo të pahijshme të gjithë shoqërisë tonë dhe për këtë ne mendojmë që duhet një mobilizim gjithë shoqëror i të gjitha instancave që të ndalim këtë degradim dhe pastaj të pastrojmë dhe të rivitalizojmë mjedisin tonë”, tha Sfishta.

Koordinatori i Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj tha se kanë punuar për largimin e mbeturinave, por edhe sot janë duke zhvilluar shumë aktivitete për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit.

“Këto momente që unë po flas janë mijëra vullnetarë që po e pastrojnë vendin nga mbeturinat, por janë edhe mijëra të tjerë që po e ndotin dhe fatkeqësisht ata që po e ndotin janë më shumë se na vullnetmirët që çdo ditë e adresojmë këtë problem dhe çdo ditë punojmë që të pastrohen ato vende ku të tjerët po i ndotin”, tha Hasanaj.

Ndërsa, presidenti i Komitetit olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se kjo është nisma më e mirë që ka për qëllimin të veprojmë dhe të pastrojmë mjedisin në të cilin jetojmë.

Me rastin e kësaj dite u organizuan edhe shumë aktivitete tjera nga 1345 nxënës që bënë vizatime të ndryshme, ku nga numri total i punimeve janë përzgjedhur 6 punime të cilët u shpërblyen me nga një mirënjohje dhe nga një tabletë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori