LAJMI I FUNDIT:

Rriten investimet e huaja

Rriten investimet e huaja

Investimet e huaja në dy muajt e parë të këtij viti janë rritur për 56.6 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, sa i përket vlerës e investimeve që përfshijnë periudhën janar-shkurt 2015, janë 52.3 milionë euro.

Këto e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa.

Sipas tij, gjatë periudhës janar-prill në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), janë regjistruar 136 kompani me pronësi të huaj. Mustafa ka treguar se investimet e reja të regjistruara janë kryesisht nga shtetet si Shqipëria, Turqia, Austria, Gjermania, Italia, Zvicra, SHBA-të etj.


“Ndërsa, sipas sektorëve, investimet janë bërë në sektorin e ndërtimtarisë, procesim, tregti, shërbime etj.”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar janar-shkurt 2014, vlera e investimeve ishte 33.4 milionë euro.

“Vlen të theksohet se krahasuar këtë periudhë të këtij viti janar-shkurt, me të vitit të kaluar, kemi një ngritje të investimeve në 56.6 për qind”, ka thënë Mustafa. Ai po ashtu ka thënë se investimet për periudhën e lartpërmendura janë koncentruar në patundshmëri, qiradhënie dhe aktivitete të tjera biznesi.

Ndërsa, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka thënë se ende është herët të analizohet gjendja e investimeve të huaja në periudhën e parë të këtij viti.

“Ndoshta është vështirë të analizohen edhe të jepen përgjigjet e sakta, sepse ka pasur një ngritje të tillë të fluksit të investimeve të huaja këtë vit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, unë pres që për shkak të situatës më të favorshme politike do të kemi një vazhdim të tillë të trendit në rritje ndoshta me rritje të lehtë të investimeve të huaja direkte”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se ka shpresa që në pjesën e dytë të vitit do të ketë rritje shumë më të lartë të investimeve për shkak të investimeve në disa projekte.

“Ndoshta në pjesën e dytë të vitit kjo do të ketë një ngritje shumë më të lartë edhe për shkak të projekteve të mëdha infrastrukturore të cilat priten të finalizohen. E kamë fjalën këtu për dhënien me koncesion të qendrës rekreative në Brezovicë, po ashtu ndoshta edhe dhënies së dritës së gjelbër të ndërtimit të projektit të ri të Termocentralit të ri i cili pritet po ashtu të ndodh brenda një periudhe të shkurtër”, ka thënë Zeka.

Në ndërkohë, Agim Shahni, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), thotë se investimet e huaja janë më të vogla si vlerë në krahasim me vendet e rajoni.

“Ditë më herët, presidentja e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje me shtetet arabe për 20 milionë euro donacion ose investime të reja për Kosovën, kurse i njëjti shtet ia dha Serbisë tre miliardë euro. Në vitin e kaluar kemi pasur ikje të investimeve të huaja”, ka thënë Shahini, sipas të cilit ende nuk ka efekt që ka pasur rritje të investimeve në tregun e Kosovës.

Ndryshe, vendi gjatë vitit të kaluar kishte përgjysmim të të hyrave nga investimet e huaja direkte. Kjo, rënie sipas ekspertëve, kishte ardhur si pasoj e bllokadës politike.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori