LAJMI I FUNDIT:

Obama: Putin e ka shkatërruar ekonominë ruse

Obama: Putin e ka shkatërruar ekonominë ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se ka shkatërruar ekonominë ruse, duke u munduar që të rikrijojë lavditë e perandorisë ruse.

Në një nga retorikat më të ashpra në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7, Obama në një konferencë për media, tha se populli rus po vuan shumë për shkak të Putinit.

“Siç e kemi parë edhe në ditët e kaluara, forcat e armatosura ruse vazhdojnë të operojnë në lindje të Ukrianës, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Obama.


“Rusia është në recension të thellë. Prandaj veprimet e Rusisë në Ukrainë janë duke e lënduar shtetin dhe popullin rus”, tha ai.

“Menjëherë kjo do të jetë një problem për zoti Putin. Ai duhet të marrë një vendim”.

“Ai do të vazhdojë të rrënojë ekonominë e vendit të tij dhe do të vazhdojë izolimin e Rusisë për shkak të dëshirës jo të mirë për të rikrijuar lavditë e perandorisë sovjetike, ose a e njeh ai që madhështia e Rusisë nuk varet nga shkeljet e integritetit dhe sovranitetit në vendet e tjera”, tha Obama.

Më shumë sanksione do t’i vendoset Rusisë, nëse Putin nuk ndryshon qasjen, ka thënë Obama.“Nëse Rusia, punon me separatistët, rritë agresionin brenda Ukrainës”, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të rrisin sanksionet e tyre, ka thënë Obama.

Ndërkaq, Kremlini nuk është përgjigjur drejtpërdrejtë akuzave të Obamas, por ka luajtur me mungesën e Putinit në samitin e G7-ës, duke thënë se Putin preferon “formate të tjera”, ku në mënyrë më efektive mund të balancohet fuqitë botërore ekonomike.

“Është e pamundur që tash të marrim shtatë ose tetë njerëz dhe në mënyrë efektive të diskutojmë për problemet globale”, citon agjencia e lajmeve RIA zëdhënësin e Kremlinit, Dimitry Peskov./Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori