LAJMI I FUNDIT:

Prokurimi problematik

Prokurimi problematik

Me qëllim të diskutimit të ankesave të komunitetit të biznesit, këndvështrimit të organizatave të shoqërisë civile, planeve të institucioneve shtetërore dhe ofrimin e rekomandimeve lidhur me prokurimin publik, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), organizoi për anëtarët e saj tryezën mbi praktikat e Prokurimit Publik.

Arian Zeka nga Oda Amerikane, tha se Prokurimi publik mbetet një ndër fushat më problematike dhe vazhdimisht i kritikuar nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare.

“Me gjithë rekomandimet e shumta të dhëna viteve të fundit, me mbi 500 raste të shkeljeve të procedurave të prokurimit publik të evidentuara vetëm gjatë vitit 2014. Parregullsitë e shumta të cilat i karakterizojnë aktivitetet e prokurimit publik sugjerojnë në prani të madhe të korrupsionit dhe fatkeqësisht edhe prokurimi publik dhe ato qindra miliona euro të tatimpaguesve të vendit të cilat shpenzohen përmes aktiviteteve prokuruese mbeten peng i përmirësimit të sundimit të dobët të ligjit. Ai po ashtu tha se nuk ka pasur aspak përparim me gjithë anketat e organizatave të ndryshme dhe raportet e medieve viteve të fundit që kanë nxjerrë prokurimin publik si njërën nga të metat më të theksuara në ambientin e të bërit biznes”.


Safet Hoxha, nga KRPP, e cilësoi fushën e Prokurimit Publik si sektorin më të ndjeshëm të administratës publike, e cila atakon dy palë të ndryshme. Sa i përket ndryshimit të ligjit mbi Prokurimin Publik, ai shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e organeve përgjegjëse për të kontribuar në këtë drejtim.

Sipas tij, krahas përgjegjësisë së tyre për të kryer detyrën publike, synohet edhe krijimi i kushteve për një ekonomi të lirë të tregut, duke mundësuar përballimin e konkurrencës së drejtë nga ana e bizneseve.

Në anën tjetër, Armend Agani, nga kompania “Agani”, foli për çështjet e prokurimit publik nga perspektiva e një operatori ekonomik me përvojë 15 vjeçare, duke shprehur kritika të shumta mbi fushën e prokurimit publik në përgjithësi, me theks të veçantë në shëndetësi.

Isuf Zejna nga KDI, krahas kritikave që dha lidhur me praktikat e prokurimit publik, foli edhe për punën që KDI ka bërë në identifikimin e fushave më problematike në këtë drejtim. Sipas rezultateve nga monitorimi pesëvjeçar, ai përmendi procedurat që kanë të bëjnë me planifikimin e biznesit, hartimin e specifikacioneve teknike, menaxhimin e kontratave, identifikimin e nevojave dhe përmbylljen e kontrollit, si disa nga çështjet ku hasen shumica e parregullsive gjatë procesit të prokurimit publik. Më tej,

Zejna theksoi se fakti që nga 36 institucione të monitoruara, janë identifikuar 660 shkelje, nxit nevojën e menjëhershme të rritjes së presionit publik në institucionet përgjegjëse, me qëllim të rregullimit të konkurrencës së ndershme, duke e konsideruar ndryshimin e ligjit ekzistues si shumë të nevojshëm.

Tryeza vazhdoi me diskutime të shumta në mes të panelit dhe bizneseve pjesëmarrësve. Ndër çështjet kryesore të cilat u ngritën për diskutim nga ana e bizneseve, kishin të bënin me mënyrën e përgatitjes dhe shpalljes së tenderëve, përfshirë edhe afatet shumë të shkurtra për aplikim, ofrimin e sqarimeve të nevojshme për kushtet teknike, si dhe mungesën e vlerësimit teknik të zbatimit të tenderit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori