LAJMI I FUNDIT:

Refuzimi gjerman për Kosovën e Re

Refuzimi gjerman për Kosovën e Re

Përkrahësit e kursit fosilë Kosovar po përballen me humbje sepse Gjermania ka vendosur të refuzojë miratimin për një projekt të madh të qymyrit të Bankës Botërore. Plani është duke synuar ndërtimin e një centrali 600 MW, të quajtur “Kosova e Re”. Financuesi më i madh i zhvillimit në botë është duke diskutuar në lidhje me mbështetjen financiare për projektin. Në një lëvizje të papritur, Ministria Gjermane e Zhvillimit ka vendosur të abstenojë nga votimi.

“Për shumë vite Gjermania ka refuzuar përdorimin e fuqisë së saj financiare në Bankën Botërore për të promovuar të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Vendimi kundër planeve të dëmshme të qymyrit tregon për një sens të ri të përgjegjësisë “, thotë Knud Vöcking, Ekspert i Bankës Botërore në Organizatën Jo-Qeveritare të Urgewald-it të Gjermanisë.

Visar Azemi nga Rrjeti i OJQ-ve të Konzorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), shton se “Megjithatë, vendimi Gjerman do të jete vetëm një veprim simbolik, përderisa shtetet e tjera anëtare nuk e ndjekin këtë praktikë.”


Në anën tjetër, Qeveria Gjermane nëpërmjet Ambasadës së saj në Kosovë po i lehtëson negociatat midis kompanive gjermane dhe institucioneve publike për të revitalizuar qymyrin ekzistues të termocentralit të energjisë “Kosova A”. Është një nga ndotësit më të mëdhenj në Evropë, e që planifikon të mbyllet deri në vitin 2017, pas një angazhimi të përbashkët të Kosovës dhe BE-së. Veprime të tilla do të rrezikonin rrugën që Gjermania është duke e ndjekur për të promovuar de-karbonizimin e Evropës.

“Disa studime vërtetojnë se Kosova ka potencial të madh për masat e efiçiencës së energjisë dhe energjive të ripërtërishme. Në vend të kësaj, kursi qymyr i udhëhequr nga institucionet ndërkombëtare financiare masivisht kërcënon shëndetin e popullsisë lokale dhe klimën”, thotë Azemi

Diskutimet në Kosovë janë duke u zhvilluar në kuader të një procesi të madh rishikimi brenda Bankës Botërore, e që është në rrezikshmëri për një garanci të qëndrueshme mjedisore dhe sociale. Për shkak të idesë së presidentit të Bankës Botërore Jim Kim garancitë ekzistuese mund të modifikohen duke promovuar kështu fondin për projekte të mëdha dhe të dëmshme. Duke marrë parasysh shembuj të panumërt në të kaluarën, kjo qasje rezulton në shkelje dhe garanci për të drejtat themelore të njeriut dhe mjedisin.

Si pjesë e një lëvizje mbarë botërore, Urgewald dhe KOSID po u kërkojnë shteteve anëtare te Bankës Botërore për të shmangur dobësimin e standardeve, pasi që edhe sot janë shume larg nga të qenit të mjaftueshme për miliona njerëz të prekur. Situata aktuale në Kosovë, pra, është një shembull i përkryer: “Banka Botërore duhet të njohë rolin e saj të rëndësishëm si precedent për institucionet financiare ndërkombëtare dhe ta ndryshoj drejtimin e saj qe tani”, tha Visar Azemi nga KOSID. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Zbuloni çelësin e suksesit në konventën

Zbuloni çelësin e suksesit në konventën "Suksesi është qëllimi yt"

Denis Gafuri
Kalo në kategori