LAJMI I FUNDIT:

Posta nderon Ukshin Hotin

Posta nderon Ukshin Hotin

Posta e Kosovës ka emetuar të mërkurën pullën postare me imazhin e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Në promovimin që u mbajt në Postën e Kosovës, është kërkuar që të zbardhet fati i profesor Hotit.

“Zhdukja e tij në maj të vitit 1999 vazhdon të jetë enigmë që rëndon mbi ndërgjegjen e klasës politike shqiptare në Ballkan, bashkësisë ndërkombëtare si dhe organeve te drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare. Edhe ne nga ky promovim simbolik i pullës postare me portretin e tij shtrojmë pyetjen: Ku është Ukshin Hoti?”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.

Për shkak të pikëpamjeve politike, Ukshin Hoti është përndjekur vazhdimisht nga regjimi jugosllav dhe ai serb. Ne vitin 1981, ai doli publikisht në përkrahje të demonstratave të studenteve dhe kërkesës për avancimin e statusit te Kosovës ne Republike. Disa dite me vone u arrestua dhe u dënua me nëntë vite burg.
006
Ukshin Hoti u burgos disa herë. Se fundi ne vitin 1994. Pushteti serb kishte frike nga penda e tij, guximi i tij dhe vizioni i tij për zgjidhjen e çështjes shqiptare.


Për veprën dhe kontributin e tij, Ukshin Hoti është dekoruar nga Presidenti i Kosovës me “Medaljen e Lirisë”, ndërsa nga Presidenti i Shqipërisë me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.

Ne provimin e pullës postare që u mbajt në 72-vjetorin e lindjes së tij, morën pjesë bashkëveprimtarë, miq dhe familjarë të Hotit.

Kryeshefi Hoxha u ka dhuruar pullën postare të punuar në pllakë bronzi vajzës dhe djalit të Ukshin Hotit, Erletës dhe Andinit.

Të dy fëmijët e tij falënderuan Postën e Kosovës për emetimin e kësaj pulle postare. Të dytë kërkuan që të ndriçohet sa më parë fati i babit të tyre. Ata u shprehen se kjo pullë postare do të ndikojë në sensibilizimin e kësaj çështjeje. “Zarfi shkon aty ku nuk mund të depërtojnë as mediat”, ka deklaruar Andin Hoti.

Ukshin Hoti u lind më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. U diplomua për Shkencat Politike në Universitetin e Zagrebit. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Universitetin e Beogradit. U specializua për Marrëdhëniet Politike dhe Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit dhe atë të Çikagos. /Telegrafi/