LAJMI I FUNDIT:

Shefi i prokurimit kurdis tender

Shefi i prokurimit kurdis tender

Menaxheri i prokurimit në Spitalin Rajonal të Gjilanit, Faredin Sylejmani, ia ka përshtatur një tender kompanisë “Medical SHPK”.

Hulumtimi disaditësh që ka bërë gazeta “Zëri” në lidhje me këtë tender ka nxjerrë në pah fakte të fuqishme që tregojnë se kjo kompani është themeluar më 11 mars 2015, nga Kushtrim Reka.

Kompania është krijuar me qëllim që të fitojë tenderin e rishpallur nga Spitali i Gjilanit, me emërtimin: “Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve radiologjike të Apelemit”.


E gjitha kishte filluar më 19 shkurt 2015, kur ishte shpallur njoftimi për kontratë për servisimin e këtyre pajisjeve e ku njëri nga kriteret bazë për të fituar këtë tender, ishte që kompania të dëshmojë listën e kontratave të realizuara në tri vjetët e fundit të përcjella me referenca. /Telegrafi/