LAJMI I FUNDIT:

Barilevasit kërkojnë që pronat komunale t’u jepen në shfrytëzim atyre

Barilevasit kërkojnë që pronat komunale t’u jepen në shfrytëzim atyre

Banorët e Barilevës janë këmbëngulës e nuk do të lejojnë të jepen pronat e fshatit të tyre me qira, pavarësisht se ato janë publike, për aq sa autoritetet komunale nuk organizojnë debat me banorët dhe nuk e trajtojnë problemin e atyre pronave në mënyrë të hollësishme.

Këtë këmbëngulje e ka pohuar edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Barilevës, Mustafë Shala, të mërkurën, pak ditë pasi këshilltari me prejardhje nga ky fshat, Muhamet Selmani, kishte kundërshtuar hapur në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Ne nuk jemi kundër dhënies së pronave me qira. Nuk jemi që Komuna të mos përfitojë nga këto prona, por nuk është e drejtë që ne pa ditur asgjë dhe pa na lajmëruar askush të merren veprime për pronat e fshatit”, ka thënë Shala, teksa ka shtuar se fillimisht gjërat duhet të sqarohen mirë e qartë e tek pastaj të merret një vendim nga Komuna.


“Kështu si po provohet nuk do të pranojmë të ndodhë”, ka theksuar Shala me propozimin që edhe kur të sqarohen të gjitha gjërat, e të dihet për secilën pronë veç e veç, Komuna duhet që pronat t’ua lërë atyre që deri tashti i kanë pasur në shfrytëzim.

“Le t’i caktojnë çmim, por mos ta sjellin dikë tjetër nga jashtë në pronat në të cilat pronarët kanë punuar me dhjetëra vjet, e kanë rregulluar terrenin për të qenë toka të punueshme, e kështu me radhë”, ka përfunduar Shala, shkruan Koha.

Janë dy propozime që ekzekutivi i Prishtinës i ka dërguar në mbledhjen e fundit të KK-së për miratim. Njëri propozim ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të 5 pronave për afat të gjatë prej 40 vjetëve, 14 hektarë e 19 ari, kurse tjetra për dhënien në shfrytëzim të 10 pronave në afat të shkurtër, që kapin hapësirë prej 55 deri në 60 hektarë. Gjithsej prona komunale në fshat llogariten të jenë midis 70 e 75 hektarë.

Në arsyetimin e Komunës për dhënie të pronave për kohë afatgjate thuhet se ato jepen me qëllim për nxitje të prodhimit vendor, si prioritet kryesor i qeverisjes komunale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori