LAJMI I FUNDIT:

Gjermania mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

Gjermania mbështet zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka takuar sot delegacionin e Ministrisë Federale të Gjermanisë për Punë të Jashtme, të kryesuar nga Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë, që shoqërohej nga Anja Meyer nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike dhe zëvendës ambasadori Gjerman në Kosovë, Mattias Kiesler.
Temë qendrore e bisedimeve ishte zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe interesimi i Gjermanisë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri në këtë takim foli për reformat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në rrugën e konsolidimit të shtetit ligjor dhe zhvillimit ekonomik të vendit si prioritete kryesore të vendit dhe në funksion të integrimeve euro-atlantike.

Ajo vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Gjermanisë duke potencuar se potencialet e pasura ekonomike të Kosovës dhe kapitali njerëzor me një rini të shkolluar mund të jenë bazë e mirë për investime gjermane në Kosovë. Tahiri theksoi se Kosova si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon po angazhohet për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal në kuadër të dialogut të Brukselit duke bërë po ashtu normalizimin e gjendjes në veri të vendit, dhe për avancimin e rrugës për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian.


Ndërsa diplomati gjerman potencoi se Gjermania është e përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Kosovën dhe mbështet rrugën e Kosovës në integrimin në Bashkimin Evropian dhe strukturat euro-atlantike.

Ai po ashtu vlerësoi edhe reformat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në drejtim të zhvillimit dhe forcimit të shtetit. Gjermania do ta mbështesë forcimin e shtetit të Kosovës në të gjitha planet dhe në veçanti në fushën ekonomike. Ai tha gjithashtu se Gjermania mbështet dialogun e Brukselit dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe vlerëson rëndësinë e përparimeve të mëtejme që duhet të ndodhin në këtë proces me qëllim përfundimtar që të dyja shtetet të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori