LAJMI I FUNDIT:

Produktet e Kosovës në Panairin e Ushqimit në Nju Jork

Produktet e Kosovës në Panairin e Ushqimit në Nju Jork

Nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe me mbështetje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht të Agjencisë për Përkrahjen e Investimeve dhe Ndërmarrjeve të Kosovës, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Kosova dhe produktet ushqimore të saj po prezantohen për herë të parë në panairin më të madh të ushqimit “Summer Fancy Food Show” që mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 28 deri më 30 qershor.

Sipas një njoftimi të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjashtë kompani prodhuese kosovare si Fluidi, Frutomania, Pestova, Korporata Rugove, Liri dhe Fungo, me rreth 100 lloje të produkteve cilësore si pije freskuese, ujë, djathë, patatina dhe produkte të tjera nga patatja, kërpudha të thata, si dhe biskota e ëmbëlsira, janë në mesin e 2500 prodhuesve nga mbi 40 shtete të botës në një ngjarje të përmasave ndërkombëtare që gjatë tri ditëve pritet të tërheqë mbi 25000 vizitorë të regjistruar.


“Ky panair paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e produkteve kosovare përtej oqeanit dhe anembanë botës, ndërsa vetë pjesëmarrja e shtetit më të ri në botë në këtë panair ka zgjuar kërshërinë e vizitorëve të shumtë, të cilët kanë pasur vlerësime pozitive për cilësinë e produkteve kosovare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori