LAJMI I FUNDIT:

Falimentimi i Greqisë, ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Falimentimi i Greqisë, ku shkojnë paratë e shqiptarëve

E parë në këndvështrimin e ekspertëve të ekonomisë, ajo çfarë po luhet këto ditë në skenën greke, është më së pari një tragjedi helene. Dhe si e tillë, pika kulmore mund të hamendësohet për fatalitetin e saj.

Por, teksa bankat janë mbyllur dhe afatet për pagesën e borxhit po skadojnë, tregjet financiare në rajon mund të lëkunden. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, në një prononcim për shekullin tregon se nuk përjashtohet mundësia që kriza greke t’i përhapë valët e saj edhe përtej kufijve.

Duke iu referuar në terma ekonomikë, efektit “flutur” (një flutur që përplas flatrat në Japoni, krijon një cunam përtej Paqësorit deri në SHBA), Xhepa citon se edhe vendet e vogla, nganjëherë edhe të padëgjuara, kanë potencialin të krijojnë pështjellime edhe në ekonomitë përreth dhe madje në ekonominë globale.


“Ky ka qenë fati i tregjeve financiare në botën e pas viteve ’90. Në këtë kuptim, vërtet që tragjedia mund të luhet në Greqi, por pasojat e saj do të ndjehen edhe në vendet fqinje të Ballkanit, ku Greqia deri më sot ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm ekonomik e tregtar. Në planin afatshkurtër, ndikimet pritet të jenë më të forta dhe do të vijnë krye sisht nga sektori financiar, ndërsa në një plan më afatgjatë, mendoj se do të ketë një zbehje të rolit të Greqisë në ekonominë e Ballkanit”, thotë ai.

Paratë e shqiptarëve sa u përket depozitave të shqiptarëve në filialet e bankave me kapital grek në Shqipëri, Xhepa flet për garanci, duke argumentuar mënyrën se si janë zhvilluar këto banka dhe veprimtarinë e tyre. “Filialet e bankave greke në Shqipëri kanë pasur një aktivitet kryesisht modest gjatë këtyre viteve dhe totali i portofolit të tyre është rreth 17 për qind e tregut bankar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori