Faturat e mëdha telefonike që ua shkatërrojnë buxhetin e pushimeve tuaja dhe një qasje në Internet që nuk jep premtimet e saj: përvoja që do të jenë së shpejti vetëm disa nga kujtimet e vjetra.
Gati dy vjet pasi që Komisioni Evropian paraqiti propozimin e tij për një treg të vetëm të Telekomit, një marrëveshje u gjet me Parlamentin Evropian dhe Këshill.
Kompromisi u arrit më herët sot pas negociatave të fundit në mes të tre institucioneve (të ashtuquajturat takimet ‘trepalëshe’).
Marrëveshja parashikon: Fundi i pagesave për roming në qershor të vitit 2017. Kur të udhëtojnë në BE, përdoruesit e telefonisë mobile, do të paguajnë të njëjtin çmim si në shtëpi, pa pagesa shtesë.
Rregullat e forta të neutralitetit të rrjetit mbrojnë të drejtën e çdo evropiani për të pasur qasje në përmbajtjen e internetit, pa diskriminim.
Këto masa do të kompletohen nga një rishikim ambicioz i rregullave të Telekomit të BE-së në vitin 2016.
Kjo reformë do të përfshijë një nivel të BE-së më efikas të koordinimit të spektrit.
Krijimi i kushteve të duhura për rrjetet digjitale dhe që shërbimet të lulëzojnë, është një objektiv kyç i planit të Komisionit për një treg digjital të vetëm.
Duke përshëndetur marrëveshjen, nënpresidenti i Komisionit për treg digjital të vetëm, Andrus Ansip, ka thënë: “Evropianët kanë bërë thirrje dhe kanë pritur për ndërprerjen e pagesave për roaming, si dhe për rregullat e rrjetit të neutralitet. Zëri i tyre është dëgjuar. Ne ende kemi shumë punë para nesh për të krijuar një treg digjital të vetëm”.
Günther H. Oettinger, Komisioneri për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, tha: “Unë e mirëpres marrëveshjen vendimtare të ditës së sotme që më në fund t’i jap fund pagesave për roaming dhe që të krijojë rregulla pragmatike të neutralitetit të internetit në të gjithë BE-në. Të dyja janë thelbësore për konsumatorët dhe bizneset në ekonominë e sotme evropiane digjitale dhe shoqërore.”
Fundi i pagesave për roaming në qershor të vitit 2017
Për një dekadë, Komisioni ka qenë vazhdimisht duke punuar për të ulur pagesat për roming brenda BE-së.
Çmimet për thirrjet roaming, SMS dhe të dhënat kanë rënë për 80% që nga viti 2007. Të dhënat për roaming tani deri janë për 91 për qind më lirë në krahasim me vitin 2007.
Sipas marrëveshjes së sotme, pagesat për roaming do të pushojnë së ekzistuari në BE qe nga 15 qershori i vitit 2017. Konsumatorët do të paguajnë të njëjtin çmim për thirrje, mesazhe dhe të dhëna telefonike kudo që ata të udhëtojnë në BE. Thirrja e një miku në telefon, kur ju jeni në shtëpi apo në një vend tjetër të BE-së, nuk do të bëjë ndonjë ndryshim në faturën tuaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë