LAJMI I FUNDIT:

Gjakova merr mbështetje në arsim dhe ekonomi nga Torino

Gjakova merr mbështetje në arsim dhe ekonomi nga Torino

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjakovës dhe Komunës së Torinos.

Që nga viti i kaluar kur Kusari Lila pati takimin e parë me Kryetarin e Torinos, z. Piero Fassino, është diskutuar për bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të Gjakovës me komunën e dytë industriale në Itali (pas Milanos), ndërsa nga tash është konkretizuar kjo marrëveshje.

Marrëveshja ka për synim që Bashkëpunimin në mes dy Komunave për qeverisje të mirë e-Qeverisja
Bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e ndërsjellë të investimeve dhe bizneseve.
Bashkëpunimin akademik në mes të dy Universiteteve Publike të Torinos dhe Universitetit të Gjakovës, por edhe studentëve nga Gjakova të cilët synojnë avancimin më Torino, Itali.
Bashkëpunimin kulturor dhe artistik në mes të trupave dhe grupeve artistike në Gjakovë.


Gjatë takimi të dy kryetarëve janë identifikuar rezultatet konkrete të marrëveshjes. Universiteti i Torinos, degët infermieri dhe fizioterapi do të fillojnë bashkëpunimin me Universitetin e Gjakovës. Do të ofrohen bursa për të rinj nga Komuna e Gjakovës për studime në dy Universitetet e Torinos. Universiteti i Torinos do të përcaktoj formën e asistencës për themelimin dhe menaxhimin e Bibliotekës Universitare në Gjakovë.

Ndërsa, në fushën ekonomike, do të ofrohet zyre e përhershme për kompanitë italiane nga Torino në Gjakovë si dhe do të përcaktohen sektorët me prioritet për kompanitë nga Torino, në lidhje me kompanitë nga Gjakova, Kosova dhe Shqipëria. Do të organizohet prezantimi i mundësive investive të Gjakovës/Kosovës në Torino.

Vizita e radhës e delegacionit teknik nga Komuna e Torinos në Gjakovë do të bëhet në fund të muajit Korrik kur do të organizohet konferenca për promovimin e investimeve në Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori