LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon importi i energjisë elektrike

Për shkak të ndërprerjeve të paplanifikuara të prodhimit në njësinë A4 të KEK-ut që pritej të kthehet dje në prodhim. KEDS-i ka njoftuar se fatkeqësisht, kjo njësi është ende jashtë prodhimit, dhe nga KEK jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën që këtë njësi ta kthejnë në prodhim sot në mesnatë.

“Për më shumë, njësia A5 është në proces të paplanifikuar të riparimit dhe tani më vetëm dy njësi janë aktive në KEK deri sa pjesa tjetër mbulohet me import të energjisë elektrike me qëllim të sigurimit të kapaciteteve të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike për konsumatorë”, ka njoftuar KEDS-i.

Çdo devijim i tillë i paplanifikuar nga operatorët tjerë rrezikon edhe furnizimin e rregullt me energji elektrike si dhe i vejnë KEDS-in, KESCO-n dhe konsumatorët në pozitë të keqe, duke qenë se sektori i energjisë është sektor i rregulluar publik.


“Ne kemi ndërmarrë të gjitha hapat që këto ndërprerje të paplanifikuara të njësive prodhuese në KEK të mos ndikojnë në furnizimin e rregullt me energji elektrike për konsumatorë. Pasi që kapacitetet aktuale të disponueshme të energjisë elektrike janë minimale, dhe pasi që sipas planeve paraprake dhe bilancit të aprovuar nga MZHE do të duhej të ishin në prodhim katër njësi në KEK, ndërsa janë aktive vetëm dy, i lusim të gjithë konsumatorët të kursejnë energjinë elektrike”, thekson komunikata e KEDS-it për media /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori