LAJMI I FUNDIT:

Komuna pastron bodrumet e disa banesave dhe nënkalimet

Komuna pastron bodrumet e disa banesave dhe nënkalimet

Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, në kuadër të kontratës për mirëmbajtjes verore ka filluar me pastrimin e rrugëve dhe dy nënkalimeve në lagjen “Kalabria” (afër ngrohtores “Termokos”), largimin e ujërave të zeza, si dhe pastrimin e bodrumeve të ndërtesave kolektive. Po ashtu, janë vendosur shportat e mbeturinave në nënkalime.

Pastrimi i bodrumeve në ndërtesave kolektive ka filluar në lagjen “Kalabria”, “Qendër” – kompleksi tek Qafa, në lagjet “Ulpianë”, “Dardania”, “Kodra e Diellit” (banesat e bardha), në rrugën “Rexhep Luci” si dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.
Në kuadër të mirëmbajtjes verore, fillimisht është paraparë largimi i ujërave të zeza, ndërsa më pas pastrimi i mbeturinave, si dhe dezinfektimi i këtyre hapësirave.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ndonëse, në vazhdimësi pranojmë ankesa për problemet që banorët e Prishtinës kanë me ujërat e zeza, trajtimi i të cilave është në kompetencë të ujësjellësit rajonal “KUR Prishtina”, megjithatë brenda mundësive buxhetore Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mbrojtjes së Shpëtimit do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do t’i trajtojë edhe disa pjesë më problematike me ujëra të zeza. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori