Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në Takimin Ministror të Traktatit të Komunitetit të Energjisë WB6 që po mbahet në Vjenë/Austri me temë Energjia: Lidhja e Sistemeve: Lidhja e Tregjeve, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Ballkanin Perëndimor.
Takimi drejtohet nga Drejtori i Sekretariatit Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, ndërsa i pranishëm është edhe Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, i cili do të flasë për bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe nismat që dalin nga Procesi i Berlinit.
Gjatë këtij takimi janë prezantuar iniciativat regjionale për tregun e energjisë për WB6 dhe benefitet e ndërsjella.
Gjithashtu janë diskutuar edhe çështjet me rëndësi si: Rritja e sigurisë së furnizimit, Rritja e Konkurrencës, Shërbime më të mira për qytetarët, Zhvillimin e kapaciteteve energjetike për transmision dhe gjenerim të energjisë elektrike, dhe Krijimi i infrastrukturës së njëjtë ligjore me vendet e WB6.
Nga ana e tij, ministri Stavileci duke prezantuar zhvillimet e fundit në Kosovë në këtë sektor, ka bërë të ditur se sa i përket legjislacionit, Kosova është në fazën e finalizimit të pakos së ligjeve të energjisë, e cila brenda viti pritet të kalojë në Kuvend.
Stavileci më tutje ka përmendur projektet konkrete që janë në realizim e sipër siç janë: Linja 400 kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e financuar nga KfW, TC Kosova e Re, në fazën e negocimit, Kredia e Bankës Botërore (me vlerë prej 32 milionë dollarë për EE dhe ER) dhe kredia KfW (7.5 milionë euro- në fazën e nënshkrimit në mes të KfW dhe MF), Nisma për Fondin e EE-së – në nivel studimi të fizibilitetit, Caku obligativ i Kosovës për BRE -25%, Feed –In tarifat për të gjitha llojet e BRE-ve, etj.
Ndryshe, Takimi Ministror do të dalë me konkluza dhe hapat që duhet të merren në vazhdim në kuadër të obligimeve që dalin nga TKE dhe procesi i Berlinit për WB6. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh