LAJMI I FUNDIT:

Greqia e ka derën e hapur për negociata

Greqia e ka derën e hapur për negociata

Liderët e Eurozonës do të mbajnë një samit urgjent në Bruksel sot, për të diskutuar pasojat e votës “Jo” të grekëve, të cilët kundërshtuan masat shtrënguese të kursimit dhe për vendimin e kryeministrit grek Alexis Tsipras, që të zbulojë planin e tij të ri të konrollit të borxhit të Greqisë.

Përderisa në Greqi janë mbyllur bankat deri të paktën më 9 korrik, Gjermania dhe Franca kanë paraqitur një front të bashkuara, duke i bërë thirrje Tsipras që të bëjë një propozim“konkret” për të ringjallur bisedimet për shpëtimin e ekonomisë së vendit.

“Dera është e hapur për diskutime”, ka thënë presidenti francez Francois Hillande pas bisedimeve për krizën me Kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilat u mbajtën në Paris, një ditë pasi Greqia refuzoi propozimin e kreditorëve ndërkombëtarë.


“Tani është në dorën e qeverisë së Alexis Tsipras që të bëjë propozime serioze dhe kredibile që kjo dëshirë për të qëndruar në Eurozonë mund të përkthehet në një program afatgjatë”, ka thënë Hollande.

Kancelarja Merkel tha se kushtet për një paketë të re të shpëtimit për Greqinë “akoma nuk janë bërë”. “Prandaj ne tash po presim për propozime konkrete nga kryeministri grek, një program i cili do t’i mundësojë Greqisë prosperitet”, ka thënë Merkel, duke shtuar se shtetet e Eurozonës deri më tani janë treguar “shumë solidare me Greqinë”.

Ndërkaq, ministri i ri grek i Financave, Euclid Tsakalotos ka thënë se Greqia “dëshiron të vazhdojë bisedimet”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori