LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimet përplasin Qeverinë me Zyrën e BE-së

Shkarkimet përplasin Qeverinë me Zyrën e BE-së

Shkarkimet dhe emërimet e reja në sektorin e resurseve njerëzore dhe në administratën brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kanë nxitur reagime në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ka kritikuar ministren Hikmete Bajrami se ka larguar nga puna njerëz profesionistë me performancë të shkëlqyeshme.

Për më shumë, ai ka theksuar se me këto veprime, ministrja Bajrami ka rrezikuar edhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe proceset e tjera të integrimeve evropiane në të cilat gjendet Kosova.


“Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për këtë rrjedhë të ngjarjeve e cila jo vetëm që vë në pikëpyetje aftësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për qëndrueshmërinë dhe implementimin e projekteve për të cilat jemi dakorduar, por gjithashtu vë në pikëpyetje hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, thuhet në letrën e Samuel Zbogar dërguar ministres së Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami.

Këtyre kritikave iu është përgjigjur ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami, duke thënë se me këto veprime po lufton korrupsionin në ministri.

“Asnjë presion, asnjë shantazh, asnjë kërcënim, asnjë veprim i kujtdo qoftë nuk më largon nga ideja për t’i ndalë keqpërdorimet, krimin, korrupsionin edhe të njerëzve që janë të lidhur me çfarëdo faktori vendor apo ndërkombëtar”, ka theksuar Bajrami.

Shkarkimet dhe emërimet e reja në sektorin e resurseve njerëzore dhe në administratën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë po kritikohen edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli.

Ai ka theksuar se këto ndërrime që po bëhen po dëmtojnë proceset ekonomike. “Në kohën kur kam qenë ministër më ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë kemi kualifikuar dhe aftësuar stafin që të jenë adekuat për çështje të ndryshe që janë në domenin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Por, me ndërrimin e pushtetit vjen ministri pasues dhe i largon nga detyra ata njerëz të cilin ishin profesionistë e që ne kishim investuar në përgatitjen e tyre, dhe ky trend vazhdojë edhe me ministrat tjerë të kësaj ministrie”, tregon Dugolli.

Sipas tij, nga viti 2004 deri në vitin 2008 shumë kuadro ishin përgatitur për të kryer punë të rëndësishme në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që shumë prej këtyre personave më nuk janë më pjesë e kësaj ministrie. “Në rast se po bëhen emërimet e reja dhe shkarkimet për të rehatuar militantët partiak është një gjë e gabuar dhe shumë e dëmshme për shtetin, por që nëse ndodh si rezultat i performancës së dobët ose aferave korruptive unë mendojë se askush nuk duhet t’i mbrojë ata as komuniteti ndërkombëtarë por as edhe zyrtarët qeveritarë”, shton Dugolli.

Përfaqësues të shoqërisë civile, në anën tjetër e kanë quajtur të pakuptimtë ndërhyrjen e shefit të zyrës së BE-së në Prishtinë, në punët e ministres Bajrami. “Zhbogar nuk do të duhej të ndërhynte në këtë mënyrë tek disa vendime brenda Ministrisë së Tregtisë nga ana e ministres Bajrami, pasi që nuk besoj që Zhbogar e njeh më mirë administratën brenda sesa vet ministrja”, ka theksuar Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol.

Megjithatë, Zogaj ka kërkuar nga ministrja Bajrami që nëse ajo po deklarohet se me këto vendime të shkarkimeve dhe emërimeve të reja po lufton korrupsionin, të tregon ne detaje se për çfarë vepra të korrupsionit bëhet fjalë dhe se kush janë ata persona. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori