LAJMI I FUNDIT:

Blerim Grainca: Në 2017 na pret kriza e thellë energjetike

Blerim Grainca: Në 2017 na pret kriza e thellë energjetike

Ligji i prokurimit publik është pengesë për qeverinë, pasi ai ligj i pengon negociatat në lidhje me të ardhmen energjetike, ka vlerësuar Blerim Grainca, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në vitin 2017, Kosova rrezikon të ketë krizë të thellë energjetike dhe të jetë e varur vetëm prej importit të energjisë elektrike, ka paralajmëruar Grainca, duke folur për nevojën e procedimit të shpejtë për rindërtimin e kapaciteteve energjetike të Kosovës, e sidomos të termocentralit Kosovar e Re.

Duke folur për vëmendjen maksimale që ka marrë Gjykata Speciale, në kurriz të nevojave emergjente të jetës së qytetarëve, Grainca ka thënë se duhet të ketë konsensus më të gjerë për gjëra që janë në interes nacional, e energjia, sipas tij, është njëra nga këto çështje.


Grainca është përfshirë edhe në debatin për MTI-në, duke thënë se derisa ka qenë në Komisioni e Mbikëqyrjes së Investimeve, ka konstatuar se puna në këtë ministri nuk është ajo që duhet.

“Jam i pakënaqur edhe me ritmet e punës së ministres aktuale, edhe pse drejtimi është i mirë”, ka thënë Grainca, në emisionin Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum.

Sipas tij, gjatë viteve të fundit ka pas shumë shpenzime në MTI për bileta udhëtimi jashtë shtetit për të nxitur investime të huaja në Kosovë, por investime nuk ka pas, e përkundrazi, investimet kanë shënuar rënie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori