LAJMI I FUNDIT:

Navas drejt Juventusit

Navas drejt Juventusit

Spanjolli tek klubi italian. Ky është aludimi më i fundit i medieve spanjolle dhe atyre italiane.

Juventusi është në kërkim të përforcimit të fazës ofanzive, kurse si synim i saj është edhe ylli spanjoll Jesus Navas.

Sipas raporteve nga Estadio Deportivo, bianconerët e dëshirojnë anësorin e Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit.

Navas ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2017, kurse hapësira e vogël në Etihad e afron edhe më tepër spanjollin drejt largimit.