LAJMI I FUNDIT:

Trendet e flokëve për vjeshtë-dimër

Trendet e flokëve për vjeshtë-dimër

Flokët janë një pjesë e rëndësishme e ‘look’-ut të një femre, ndaj jo më kot thonë se floku i shëndetshëm dhe i bukur është gjysma e bukurisë.

Në se doni të keni një pamje tjetër për këtë sezon, atëherë mënyra më dramatike për ta arritur atë janë flokët e shkurtra. Tendencat kryesore të stilistëve janë flokët e gjatë ose flokët tepër të shkurtër.

Flokët e drejta definojnë fytyrën tuaj dhe e bëjnë atë më të sofistikuar. Është e nevojshme që të shkurtohen çdo tre-katër javë. Këto flokë rrinë bukur sidomos te femrat me fytyrë ovale dhe formë zemre.

Të gjitha me një gjatësi dhe ngjyrë, kjo prerje kërkon flokë të shëndetshëm dhe të pastër që nga natyra janë të drejta. Janë shumë moderne, të lehta për t’i mbajtur dhe japin një pamje të bukur fytyrës. Krejt çka duhet është që të keni flokë të gjatë dhe të prera drejt në fund. Ky model flokësh është i përshtatshëm për femrat me pamje më të ashpër.

Kjo prerje është për atë që kanë flokë të rënda dhe të trasha. Prerja duhet të bëhet me makinë prerëse, por butë. Ngjyra duhet të jetë e thjeshtë, nëse ju doni të arrini efekt të mirë tonifikimi dy ngjyrash në paletë.

Flokë të drejta, 1 cm nën mjekër. Ky model flokësh i përshtatet vetëm femrave që kanë flokë me dendësi mesatare. Prerja e drejtë është e domosdoshme dhe çdo shtresë, kombinim tjetër është i panevojshëm.

‘Piksi’ është prerje shumë moderne, nëse doni të keni këtë prerje, duhet të jeni e sigurt se doni të tregoni fytyrën dhe qafën. Prerja çdo gjashtë javë është e domosdoshme.

Kjo prerje e flokëve bëhet te ato që kanë strukturë të hollë të flokëve. Për të arritur këtë model ju duhet të jeni pak e shkathët dh të keni kohë të mjaftueshme, sepse të gjitha shtresat duhet të renditen butësisht rreth veshëve, në lartësi të mjekrës e deri në gjysmën e qafës. Ky model flokësh rri mirë te femrat me fytyrë të rrumbullakët dhe at me fytyrë ovale.

Format asimetrike janë IN, nëse ju zgjidhni këtë prerje gjatësia duhet të jetë në nivel të buzëve. Prerja e shtresuar është e dëshirueshme, asimetria duket të jetë komplete, përndryshe nuk e ka efektin prerjes së dëshiruar.

Prerja e flokëve në formë kërpudhe është prerja më moderne këtë sezon, thonë ekspertët e modës. Mirëpo, nuk u rekomandohet të gjitha femrave, më së miri rri te femrat e gjata dhe vitale në trup. I përgjigjet flokëve me strukturë floku të hollë ose të mesëm. Prerja e butë duhet të formojë një rënie të lirë të flokët pa tehe të mprehta. /Elle/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Si ta zbardhni lëkurën e errët në zonën intime

Si ta zbardhni lëkurën e errët në zonën intime

Sandra Bullock me paterica ka zgjedhur një stil veshjeje shumë praktik dhe sportiv

Sandra Bullock me paterica ka zgjedhur një stil veshjeje shumë praktik dhe sportiv

Moda
Kalo në kategori