A mjafton thjesht ai të jetë i dashuruar në ty? Mos harro se përpos kërkesave të tua, ka kohë që edhe prindërit kanë filluar të të pyesin vazhdimisht "Pse ai nuk martohet?". Sa herë je munduar ta hapësh këtë temë me të dashurin apo të fejuarin tënd e nuk ke marrë asnjë përgjigje...
Është e kuptueshme që prindërit vetëm merakosen për ty e duan të të shohin të lumtur, por përveç merakut të prindërve apo miqve, ti ke filluar vërtetë të shqetësohesh për këtë gjë.
Sa herë je munduar ta hapësh këtë temë me të dashurin apo të fejuarin tënd e nuk ke marrë asnjë përgjigje. Në këtë artikull do të paraqesim shkaqet pse një mashkull nuk do të martohet, duke shpresuar t’u vijmë në ndihmë të gjitha femrave që e kanë këtë dilemë e s’mund të marrin dot një përgjigje.
Pra, pse nuk do një mashkull të martohet?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse ai nuk do. Dhe në raste të tilla nuk ia vlen ta gjuash mashkullin me grushte, por është mirë të ulesh e të mendosh se sa e rëndësishme je ti për atë. Nëse as kjo gjë nuk të ndihmon pasi ai të thotë gjithmonë që ti për atë je gjithçka, atëherë ulu dhe pyete se çfarë planesh ka ai për të ardhmen tuaj.
Vetëm pasi të kesh marrë një përgjigje të qartë për këtë, vendos me qetësi se si mendon t’i zhvillosh marrëdhëniet e mëtejshme me të në të ardhmen e nëse ja vlejnë këto marrëdhënie të vazhdohen apo jo.
Mashkulli nuk mund të dojë të martohet për disa arsye:
Një nga to mund të jetë zhgënjimi i tij nga një marrëdhënie apo martesë e mëparshme dhe ai nuk do të rrezikojë sërish. Në këtë rast duhet të përpiqesh të kuptosh shkakun e ndarjes së tij e të shohësh nëse je ti femra e ëndrrave të tij. Nëse po, bëji atij të kuptojë se ju jeni bërë për njëri-tjetrin e se martesa juaj nuk do të ketë asgjë të përbashkët me eksperiencën e tij të mëparshme.
Një mashkull mund të mos dojë të martohet edhe pasi mbase mund të jetë bërë dëshmitar i një martese të dështuar të prindërve apo të miqve të tij. Në rast se partneri juaj i përket këtij grupi atëherë ke një betejë tepër të vështirë përpara sepse nuk është e lehtë të ndryshosh bindjet e krijuara në vite.
Por çfarë të bësh në atë rast kur ai nuk do të martohet pasi i pëlqen komoditeti që ka dhe nuk do të ndryshojë asgjë?
Ai parapëlqen që të vazhdoni të takoheni apo në rastin më të mirë të bashkëjetoni, pa marrë përsipër asnjë përgjegjësi tjetër. Pastaj në bashkëjetesë mashkulli ndihet gjithmonë i lirë e nëse nuk dëshiron ta vazhdojë lidhjen mund thjesht të largohet, por nga ana tjetër e bën femrën të ndihet e martuar, pra një situatë perfekte në këndvështrimin mashkullor.
Por ka raste kur mashkulli nuk do të martohet pasi nuk është vërtetë i dashuruar, por është mësuar me të dashurën e tij dhe nuk bën asnjë hap përpara. Me meshkuj të tillë mund të kalojnë edhe vite të tëra e ai s’ka për të menduar ndonjëherë për martesë.
Ka edhe nga ata meshkuj që janë të dhënë pas karrierës e nuk duan ti përkushtohen familjes, prandaj gjejnë justifikime nga më të ndryshmet për ta shtyrë diskutimin e martesës.
Gjithsesi, shkaqet janë të pafundme. Por një gjë është e sigurt, nëse ekziston dashuria dhe respekti i dyanshëm martesa do të vijë natyrshëm dhe ajo është vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë dhe i një investimi të vërtetë e serioz që quhet familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Si ta falënderoni dikë për kohën e dhënë?
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë