LAJMI I FUNDIT:

Cilat ushqime japin energji dhe cilat marrin

Cilat ushqime japin energji dhe cilat marrin

Uria nuk pyet, dhe shpesh në shpejtësi fusim diçka në gojë duke mos menduar për atë se çka do t’i bëjë kjo trupit tonë. Ashtu siç ka ushqim që na jep energji, ka edhe ushqim i cili në fakt na e merr ose na shkakton probleme.

Nëse dëshironi të fitoni energji, hani yndyra të shëndetshme të cilat mund të gjenden në vaj ulliri, fruta arrore ose avokado, sepse ato lehtësojnë tretjen dhe nuk na fryjnë. Sigurisht, do të ishte mirë të mos e teproni, sepse edhe gjërat më të mira mund të dëmtojnë në sasi shumë të mëdha.

Ushqimi integral dhe i papërpunuar le të jetë zgjidhja juaj e dytë. Ushqimet që janë të paktën të papërpunuara ose më afër formës natyrale do të japin furnizim afatgjatë dhe të qetë me energji, për shembull fasulet, bimët bishtajore, drithërat e papërpunuara, pemët dhe perimet. Ushqimin të tillë mund ta përdorni edhe të përpunuar, por kini kujdes në etiketat e deklarimit dhe zgjidhni atë me më së paku përbërës dhe shtesa. Bukën dhe pastat duhet t’i hani nga drithërat e papërpunuara.

Me ushqim e rëndësishme është të pini edhe mjaft ujë, për çdo shujtë rekomandohet 2.5 dl ujë, ndërsa ide e shkëlqyeshme gjatë verës është të hani pemë me shumë ujë për kafjall, si shalqiri ose pjepri.


Nëse ia përgatisni vetes pjatën energjetike nga drithërat, frutat arrore, rrushi i thatë dhe mjalti gjithmonë do të keni pranë një burim stabil dhe afatgjatë të energjisë.

Por, ka edhe ushqim i cili thjesht na e merr forcën, ndërsa më të këqij janë ëmbëltuesit artificialë. Ata gjatë tretjes krijojnë alkoole të sheqerit me shumë pak kalori, si sorbitoli, manitoli dhe xylitol popullor të cilat irritojnë stomakun dhe krijojnë gazra. Nëse çamçakëzët i keni për zemër, kufizoni përdorimin e tyre.

E keqja më e madhe ndoshta është ushqimi i përpunuar industrialisht, i cili jep dozë momentale të energjisë, por njëkohësisht kalon shpejt në gjak dhe bie papritmas. Prandaj mos hani kurrë vetëm ëmbël, por si desert pas shujtës në të cilën ka pasur proteina dhe yndyra të cilat do të ngadalësojnë absorbimin e sheqerit dhe parandalojnë ndryshimet e papritura të nivelit të sheqerit në gjak.

Kushtoni kujdes konsumimit të ujit sepse nga dehidrim bie vëllimi i gjakut dhe qelizat e organeve dhe muskujve marrin më pak oksigjen, çka ju bën më të lodhur, transmeton Koha.net. Alkooli preferohet të shmanget në mbrëmje sepse çon deri te dehidrimi, ndërsa pijet e ashtuquajtura energjetike janë të pasura me sheqer, kafeinë dhe përbërës tjerë që kanë efektin e sheqernave – japin vrull të shpejt energjisë, por njëkohësisht edhe e humbni shpejt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori