LAJMI I FUNDIT:

Dieta e Miranda Kerr

Dieta e Miranda Kerr

Shumë proteina të shoqëruara nga çaji i gjelbër dhe limoni.

Për modelen e suksesshme “bukuria e vërtetë fillon me atë që shtron në tavolinë”. Dieta e saj e pasur në proteina, e lejon që herë pas here të bëjë ndonjë “gabim”, duke ngrënë kek me mollë e banane.

Para se të parakalojë nëpër sfilata, Miranda Kerr nuk lë pa konsumuar pijen e saj të mëngjesit: një përzierje e frutave Goji, ujit të kokosit, farave Chia, pluhurit të papërpunuar të kakaos dhe pluhurit vegan të orizit.

“Kam qenë me fat, pasi kam patur një mama që gatuante në shtëpi pjata të shëndetshme dhe të ushqyeshme. Me kalimin e kohës ajo perfeksionoi gatimin e perimeve. Ajo që i bënte këto pjata edhe më të shijshme ishte përbërësi më i rëndësishëm: përgatitja e tyre me dashuri” tha themeluesja e linjës kozmetike organike “Kora”.


Ja një ditë në tavolinë me ish-modelen e Victoria’s Secret:

Në mëngjes:

Çaj i gjelbër me pak limon dhe një sallatë frutash ose një jogurt ose tost ose 2 vezë të ziera.

Dreka:

Sallatë me peshk ton, një copë bukë, çaj të gjelbër

Midis vakteve:

Frute ose arra

Darka:

Proteina, kryesisht salmon ose ton me perime dhe çaj të gjelbër.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori