Njerëzit me anën e majtë të trurit më aktive më së shpeshti e mbajnë telefoni në veshin e djathtë, ndërsa vetëm rreth shtatë deri pesë për qind e njerëzve e mbajnë telefonin njëlloj në anën e majtë dhe të djathtë të kokës.
Edhe pse është e dukshme që telefonin e mbajmë më shpesh në njërën anë varësisht nga dora dominuese edhe truri është ai që e përcakton se me cilin vesh shërbehemi.
Kështu më shumë se 70 për qind e njerëzve e mbajnë telefonin në anën në të cilën e kanë dorën dominuese, kanë konkluduar shkencëtarët nga spitali amerikan Henry Ford.
Ata kanë konstatuar lidhje të fortë në mes anës më aktive të trurit dhe veshit në të cilin e mbajmë telefonin. Te 95 për qind e njerëzve ana dominuese e trurit është e majta, çka do të thotë që qendrat për gjuhë dhe të folur i kanë të vendosura në anën e majtë, ndërsa dora dominuese është e djathta.
Rreth 70 për qind e njerëzve të cilët e kanë dominuese anën e majtë të trurit, telefonin e mbajnë në dorën e djathtë dhe e mbështesin në veshin e majtë, shkruan Daily Mail.
Në përputhje me këtë edhe shumica e njerëzve të cilët e kanë anën e majtë të trurit dominuese, e mbajnë telefonin në veshin e majtë.
Tek personat që shkruajnë me dorë të djathtë, 68 për qind e tyre e mbajnë telefonin në veshin e djathtë, 25 për qind në të majtin, ndërsa shtatë për qind njëlloj në të dy veshët. Tek majtakët 72 për qind e mbajnë telefonin në veshin e majtë, 23 për qind në të djathtin, ndërsa 5 për qind nuk kanë preferenca.
Studimi nuk ka vërtetuar lidhjen në mes përdorimit më të shpeshtë të telefonit në njërën anë dhe shfaqjes së tumorit të trurit, çka vërteton tezën që rrezatimi i telefonit nuk ka efekt fatal në shëndet.
Mesatarisht njerëzit flasin rreth 540 minuta në muaj me telefon, ndërsa në studim kanë marrë pjesë 90 për qind djathtakë, nëntë për qind majtakë dhe një për qind të atyre që shërbehen njëlloj mirë me dorën e majtë dhe të djathtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak