Specialistët pohojnë se të rinjtë të cilët kalojnë shumë kohë para kompjuterit, qëndrojnë të painteresuar përballë aktiviteteve të tjera, nuk ndajnë kohë për mësimet dhe shokët e tyre dhe reagojnë ashpër kur u pengohet përdorimi i internetit cilësohen si të varur nga interneti dhe kompjuteri.
Kjo varësi nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga varësitë e tjera dhe për këtë arsye duhen analizuar mirë arsyet e saj.
Ja disa nga faktorët që i nxisin të rinjtë të kërkojnë shpëtim apo rrugëdalje te bota virtuale: mungesa e pritshmërive në lidhje me moshën, probleme individuale ose familjare, kërkimi i identitetit, frika nga dështimi dhe mungesa e besimit te marrëdhëniet shoqërore.
Sigurisht që prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e varësisë ndaj internetit. Nisur nga ky fakt specialistët japin këto këshilla:
▪ Mos i lejoni fëmijët të kalojnë më shumë se 1.5 orë përpara internetit pasi të kenë mbaruar detyrat.
▪ Vendoseni kompjuterin në mjediset e përbashkëta në shtëpi (në sallon, korridor, kuzhinë etj.).
▪ Përdorni programe filtrues të internetit.
▪ Forconi marrëdhëniet tuaja familjare, kaloni më shumë kohë së bashku, dëgjoni njëri-tjetrin pa qenë nevoja të ushtroni presion apo dhunë dhe përpiquni të merrni mesazhe të rëndësishme nga fëmijët tuaj.
▪ Aktivizojeni fëmijën në një degë sporti apo arti, në këtë mënyrë do ta bëni më aktiv në botën sociale.
▪ Njihuni me prindërit e shokëve të tyre të ngushtë, bashkëpunoni me ta. Ndiqni dhe miqtë e tyre virtualë dhe vendosni programe ndjekës në kompjuterin tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri