LAJMI I FUNDIT:

Disa mjekra janë më të ndyra se guaskat e tualetit

Disa mjekra janë më të ndyra se guaskat e tualetit

Revolucioni i mjekrave të ndryshme, është në kulmin e zhvillimit në po thuajse tërë botën. Mirëpo, hulumtuesit kanë lajme të këqija për disa meshkuj.

Nga provat që janë marrë tek njerëz të ndryshëm, është vërtetuar se në qimet e tyre të fytyrës, ka më shumë ndotje se në guaskën e tualetit, transmeton Telegrafi.

Mikrobiologu John Golobic, ka ekzaminuar në laboratorin e tij në New Mexico me qindra raste, kurse rezultatet nuk i kanë lënë përshtypje të mirë.

“Zakonisht nuk befasohem, por ky rast më ka ndryshuar mendimin” ka thënë Golobic.


“Ndotja në disa mjekra ishte aq e madh, sa që mund të shpërndante sëmundje në masë” ka thënë mikrobiologu, që ka kërkuar të ketë një “sistem metrik, për lejimin e ndotshmërisë në mjekra”.

Sipas tij, mjekra nuk duhet të preket në asnjë moment, nëse nuk ka mundësi të lahet më shpesh. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori