Çokollata e bardhë ka vlera të larta kalorish, por jo edhe ushqyese…
Nutricionistët tërheqin vërejtjen që ky produkt quhet “çokollatë” plotësisht pa arsye, sepse nuk përmban përbërësin kryesor të çokollatës së vërtetë, kakaon...
Siç konstatojnë specialistët e ushqimit, prodhuesit e çokollatës së bardhë në vend të kakaos përdorin gjalpin dhe yndyrat e tjera bimore, andaj çokollata e bardhë nuk mund të shërbejë as si zëvendësimi më i keq për çokollatën…
Çokollata e bardhë nuk siguron vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe nuk ka absolutisht asnjë vlerë ushqyese, por ekskluzivisht vetëm vlera kalorie.
Ekspertët paralajmërojnë se çokollata e bardhë tretet shumë më vështirë se sa e zeza, për shkak se përmban deri në 20 për qind gjalpë, dhe rreth 14 për qind e përbërjes së qumështit është masë e thatë.
Pjesa tjetër është më së shumti sheqer dhe 100 gram çokollatë e bardhë ka deri në 57.1 gram i karbohidrateve, transmeton Telegrafi.
Çokollata e bardhë është e përbërë nga gjalpi i kakaos, sheqeri, qumështi pluhur dhe vanilja. Pra edhe pse e bardhë, ajo është çokollatë, vetëm se pak më e ëmbël se çokollata e zezë dhe ajo me qumësht.
Në fakt në gjendjen natyrale edhe gjalpi ka shijen e kakaos, por kur përpunohet hiqet aroma tërësisht.
Nuk do ta besonit, por çokollata e bardhë ndikon në masë të madhe në shëndetin e njeriut. Është vërtetuar se nëse çokollatës së bardhë i shtohen përbërës të ndryshëm shtesë, shtojnë diversitetin e saj.
Edhe pse sot mendojnë se çokollata e bardhë në fakt nuk është çokollatë, shkaku i përbërësve të saj, anën e saj pozitive askush nuk mundet ta fshehë.
Vetëm 8 gramë çokollatë e bardhë në vete përmban kalcium, që ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, muskujve dhe sistemit nervor. Ndihmon në parandalimin e alergjive dhe depresionin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak