Preparatet shtesë të vitaminave, B6, B12 dhe acidit folik mund ta zvogëlojnë shpeshtësinë dhe intensitetin e migrenës, ka zbuluar një studim i ri.
Gjatë studimit, pjesëmarrësve çdo ditë u janë dhënë preparate shtesë të vitaminave të grupit B (2 mg acid folik, 25mg vitaminë B6, 400 mikrogramë vitaminë B12).
Kohëzgjatja e dhënies së suplementeve ka zgjatur gjashtë muaj, ndërsa pas studimit shpeshtësia e paraqitjes së migrenës është rralluar, transmeton Telegrafi.
Po ashtu, është treguar se marrja e preparateve shtesë të vitaminave të grupit B zvogëlon për 39% nivelin e homocisteinës- një faktor i rreziku për sëmundjet e zemrës.
Migrena është një sindromë neurologjike që përcillet me kokëdhimbje (zakonisht të njërës anë të kokës), perceptime të ndryshuara (vizive, mpirje etj.) dhe vjellje. Paraqitet më shpesh te femrat se te meshkujt.
Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru.
Ekspertët besojnë se migrenën e shkaktojnë shenjat nervore, të cilat trurit i dërgojnë shenja të gabuara për dhimbje.
Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar.
Prodhimet e fermentuara, si: djathi, turshitë, më pas çokollata, mungesa e kafeinës, qepa, lajthitë dhe ushqimet me nitrate mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës.
Po ashtu, ndryshimet hormonale dhe ato klimatike, përdorimi i ilaçeve të caktuara, duhani dhe përdorimi i alkoolit po ashtu ndikojnë në lajmërimin e migrenës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona