LAJMI I FUNDIT:

Gërshetat, fantazia e stinës

Gërshetat, fantazia e stinës

Këtë sezon janë rikthyer edhe njëherë prerjet elegante të flokëve, duke hequr dorë nga modelet ekstravagante.

Ky sezon ka sjellë modele të reja, më romantike si flokët bishtalec, gërsheta apo të mbledhur. Këtë sezon modelet e flokëve duhet të jenë të rafinuar, pohojnë stilistët.

Volume të buta, linja të sofistikuara, por në të njëjtën kohë shumë praktike dhe të thjeshta. Në modë janë modelet ku balli është i zbuluar dhe nuk fshihet pas ballukeve, për të sjellë një femër më romantike dhe tërheqëse.


Stilistët e flokëve, gjithashtu theksojnë se këtë verë janë rikthyer kaçurrelat, sidomos ato të bëra në permanent apo ato të realizuar në shtëpi. Modelet më të fundit të prerjeve të flokëve kanë nisur të shihen në look-un e personazheve të famshëm të botës së artit dhe Hollivudit, në sfilatat e Milanos, Parisit dhe Nju-Jorkut.

Ndërkohë që janë gërshetat, tendenca më e fundit e modeleve të reja të flokëve. Të dekoruara ose jo, nuk ka rëndësi.

Një gërshet i vogël apo i hollë duhet të jetë patjetër midis flokëve tuaj, sigurisht, nëse ata janë të gjatë. Ide të thjeshta dhe të ndryshme, por shumë feminore dhe që e propozojnë femrën e këtij sezoni sensuale dhe agresive në të njëjtën kohë. /Telegrafi/