LAJMI I FUNDIT:

Në ç’kohë dhe në ç’mënyrë duhet të pimë ujë?

Në ç’kohë dhe në ç’mënyrë duhet të pimë ujë?

Ndoshta shumë njerëz mund të thonë: të pimë ujë kur kemi etje. Por, kjo përgjigje nuk është e drejtë.

Askush nuk duhet të pijë ujë vetëm kur ka etje, sepse kur ai ndien etje, kjo tregon se trupit të tij tashmë i mungon uji, gjë që ngacmon nervat e tij qendrore.

Pini ujë edhe në kohën kur nuk ndieni etje dhe mos prisni kohën e mungesës së ujit, transmeton Telegrafi.

Organizmi i njeriut ka nevojë urgjente për ujë sidomos në mëngjes, pas gjumit, prandaj po të pimë një gotë ujë në këtë kohë, uji mund të hyjë shpejt në gjak dhe ta hollojë gjakun, duke shpejtuar qarkullimin e tij, duke shmangur efektivisht sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës dhe të trurit, duke favorizuar furnizimin me gjak dhe metabolizmin e veshkave, e më tej, duke eliminuar substancat helmuese dhe duke pastruar stomakun dhe zorrët.


Duhet të pimë një gotë ujë edhe rreth orës 10, sepse kemi nevojë të plotësojmë ujin e trupit, të humbur si djersë dhe si urinë. Duhet të pimë një gotë ujë edhe pas dreke për të forcuar funksionin tretës të organizmit.

Pirja e ujit në kohën kur merremi me sport, kërkon shumë kujdes. Për shkak të lëvizjeve në sporte, na dalin shumë djersë dhe, rrjedhimisht, humbim një sasi të madhe uji të organizmit.

Po të pimë ujë vetëm në kohën kur ndiejmë etje, na ka humbur tashmë ekuilibri.

Duhet medoemos të pimë ujë para dhe pasi merremi me sport, por duhet të pimë shumë herë dhe në sasi të vogël në çdo herë dhe të mos pimë shumë ujë menjëherë, përndryshe, kjo mund të çojë në helmimin me ujë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori